Një frazë që shumë njerëzve do u ketë ardhur në mendje, veçanërisht atyre që kanë ndeshur në shprehjet më të këqija të qenieve njerëzore: zilinë dhe xhelozinë.
Një proverb i mirënjohur thotë: “Më ruaj nga miqtë Zot, se nga armiqtë ruhem vetë”. Dhe ai që quhet si “zjarr miqësor”, është një nga situatat më delikate dhe më të rrezikshme që shumë njerëz hasin gjatë udhëtimit të tyre.
Zilia është e rrezikshme, është një gjendje mendore, e mbushur me ligësi, zemërim.
Një ndjenjë qëllimi i së cilës nuk është të kundërshtojë, të heqë, të prishë. Të gjenerojë zemërim, shkakton keqdashje ndaj personit që është objekt i kësaj zilie.
Mund të jetë një emocion, pra, “shtrëngimi” që përjetohet kur mësohet se një tjetër na e ka kaluar, ose mund të bëhet një ndjenjë e qëndrueshme: një gjendje e keqe dhe e papërshtatshme, me keqdashje ndaj personit në fjalë.
Po flasim për diçka që nuk ka të bëjë me atë shtytje “të shëndetshme” që ndihet kur një konkurrent ose koleg pune arrin rezultate më të mira.
Pra, ajo ndjenjë që mund të quhet motivim për të bërë më shumë, për t’u angazhuar më shumë.
Reagimi spontan, i menjëhershëm që na kap kur mësojmë se jemi objekt i zilisë dhe shpifjes, është që të përballojmë “me gjoksin para” këtë provokim.
Na shtyn drejt një stuhie plot zemërim dhe dëshire për drejtësi
Por duhet të bëjmë kujdes dhe të mos biem në një kurth të mëtejshëm. Përpjekja për të bërë drejtësi, duke debatuar me njerëz të këtij niveli, ka gjasa të jetë e padobishme, duke qenë se ata përdorin përçarjen dhe keqdashjen dhe zor se preferojnë përballje direkte.
Reagimi i parë i njerëzve me këtë nivel ligësie është që, në vend se të shfaqen të indinjuar përballë shfryrjes së personit të fyer, ata shfaqin një farë afërsie apo solidariteti.
Sjellja e tyre është e bazuar në gënjeshtrën konstante dhe mashtrimin.
Këshilla më e mirë është të largoni një herë e mirë këta lloje personash. Ia vlen për mirëqenien tuaj të brendshme, qetësinë, por edhe shëndetin.
Kush ndesh në përvoja të tilla duhet që më pas, me qetësimin e ujërave, të reflektojë pak mbi jetën e vet dhe objektivat e saj.
Kërkimi i suksesit dhe miratimit me çdo kusht ju ekspozon përballë ndjenjave të zilisë dhe ligësisë, këtë e shohim përditë.
Nuk do të thotë të heqësh dorë nga jeta që bën, apo të braktisësh një rrugëtim të nisur prej kohësh, që mund të jetë edhe frut i vitesh të tëra studime dhe përpjekje. Do të thotë që të mos e bazosh të gjithë jetën tënde mbi konceptin e suksesit në fushën sociale dhe në punë.
MeB