
- Shenjat e zodiakut u përdorën për herë të parë në bujqësi
Sistemi i zodiakut filloi si një kalendar bujqësor. Fermerët e lashtë përdorën pozicionet e yjeve në qiell për të përcaktuar kohën e duhur për të mbjellë dhe korrur. Dëshmitë sugjerojnë se kjo praktikë daton mijëra vjet në qytetërimet përgjatë lumenjve Nil dhe Eufrat.
- Kishte 13 shenja origjinale të horoskopit
Sistemi i zodiakut nuk ka qenë gjithmonë i përbërë nga 12 shenja. Fakti argëtues është se zodiaku kishte 13 shenja, përfshirë Ophiuchus, magjepsësin e gjarprit, i cili qëndronte pranë yjësive të Herkulit, Akuilës dhe Serpensit. Sidoqoftë, kur babilonasit vendosën zyrtarisht shenjat e zodiakut 2500 vjet më parë, Ofiuchiusin e hoqën.
- Një astrolog i Princeshës Margaret e bëri zodiakun përsëri popullor
Tani që ne nuk mbështetemi te yjet për afatet bujqësore, është një fakt magjepsës që shenjat e zodiakut janë ende të njohura. Kjo ishte trashëgimia e Richard Harold Naylor, një astrolog i shquar britanik në fillim të shekullit të 20 -të. Ai kishte lexuar pëllëmbët e Ëinston Churchill, Grover Cleveland dhe Mark Tëain. Por parashikimet e tij më të mëdha ishin ato të Princeshës Margaret.
Disa ditë pasi lindi princesha, Naylor publikoi horoskopin e parë në një gazetë në botë. Sipas rubrikës “Çfarë parashikojnë yjet për Princeshën e Re”, jeta e Margaret do të ishte plot me ngjarje. Rubrika fitoi interes të madh publik dhe shkaktoi shumë kërkesa për të ditur më tepër rreth horoskopit.
- Rooseveltëve u pëlqente gjithashtu edhe astrologjia
Presidentët Franklin dhe Theodore Roosevelt ishin tmerrësisht të fiksuar pas horoskopit. Në fakt, Teddy Roosevelt çuditërisht kishte kërkuar të montohej shenja e tij e horoskopit në një tabelë të veçantë në Zyrën Ovale, pasi kështu i kujtohej përditë të lexonte gazetën për shenjën e tij.
- Shumica e presidentëve amerikanë janë Akrepi dhe Ujori
Eshtë e vërtetë që disa shenja të zodiakut janë më presidenciale. Në fakt, pesë presidentë amerikanë kanë lindur nën shenjat e Akrepit (Adams, Polk, Garfield, T. Roosevelt dhe Harding) dhe Ujori (Harrison, Lincoln, McKinley, F. Roosevelt dhe Reagan). Ndërkohë, vetëm dy Virgjëresha dhe dy Dashi kanë shërbyer si presidentë.
- Një astrologe parashikoi ardhjen e Hitlerit në pushtet
Elsbeth Ebertin ishte një astrologe e shquar gjermane, i cili botoi një libër të titulluar “Ndryshimi në yje dhe Ngjarjet Botërore në 1924”. Në të, ajo parashikoi ngritjen e Hitlerit në pushtet dhe libri pati një sukses tepër të madh komercial.
- Shumica e miliarderëve janë Peshorja
Një studim ka gjetur se, nga ata që kryesojnë në Listën e Miliarderëve të Forbes, shumica kanë lindur nën shenjën e Peshores. Peshorja është shenja e 27 miliarderëve, përfshirë Ralph Lauren dhe Liliane Bettencourt.
- Disa shenja të zodiakut fitojnë më shumë se të tjerat
Njerëzit e lindur nën shenjat e Gaforres, Akrepit dhe Demit kanë gjasa të fitojnë më shumë të ardhura në vit sesa shenjat e tjera. Ndërkohë, njerëzit e lindur nën Bricjapin dhe Ujorin kanë më tepër gjasa të fitojnë më pak në vit në krahasim me shenjat e tjera.
- Binjakët kanë më shumë gjasa të lënë punët e tyre
Binjakët kanë tendencë të lënë punët e tyre shpesh për shkak të natyrës së tyre të dyfishtë. Të kesh punën e duhur është e rëndësishme për ta, dhe ata kanë një mendje që lëviz shpejt duke kërkuar sfida të reja në jetë. Kjo gjë i bën të mërziten shpesh me një punë të njëjtë, pasi u kthehet në monotone.
- Fëmijët e Shigjetarit kanë më shumë gjasa të jenë yje hollivudi
Pas analizës së shenjave të zodiakut të 100 personazheve të famshëm, studiuesit zbuluan se shumica e yjeve lindin nën shenjën e Shigjetarit. Në fakt, disa nga të famshmit më të mëdhenj në botë – Christina Aguilera, Scarlett Johansson dhe Britney Spears – janë Shigjetari.