Në çdo epokë, janë shkruajtur faqe, mendime dhe aforizma për jetën. Por sa dimë për të? Çfarë është jeta? Mbetet një mister.
Jeta është shumë e shkurtër për ta humbur, duke bërë realitet ëndrrat e të tjerëve.
(Oscar Wilde)
Dy ditët më të rëndësishme në jetë janë dita kur ke lindur dhe dita kur ke kuptuar përsenë.
(Mark Twain)
Jeta është si një jehonë: nëse nuk të pëlqen ajo që të kthen mbrapsht, duhet të ndryshosh mesazhin që dërgon.
(James Joyce)
Të jetosh është gjëja më e rrallë në botë. Shumica e njerëzve thjesht ekzistojnë dhe kaq.
(Oscar Wilde)
Eshtë e rëndësishme të shtoni më shumë jetë në vitet tuaja, jo më shumë vite në jetën tuaj.
(Anonim)
Jeta është një kanavacë e madhe: derdhni mbi të gjithë ngjyrat që mundeni.
Do të të kritikojnë gjithmonë, do të flasin keq për ty dhe do ta kesh të vështirë të takosh dikë që të pëlqen ashtu siç je! Kështu që jeto, bëj atë që të thotë zemra jote, jeta është si një lojë, por ajo nuk ka prova fillestare: këndo, vallëzo, qesh dhe jeto intensivisht çdo ditë të jetës tënde, përpara se opera të përfundojë pa duartrokitje.
(Charlie Chaplin)
Jepini çdo dite një shans për të qenë më e bukura e jetës tuaj.
(Mark Twain)
Jeta nuk matet me numrin e frymëmarrjeve tona, por me momentet që na lënë pa frymë.
(Maya Angelou)
Ka vetëm një lumturi në jetë: të dashurosh dhe të dashurohesh.
(George Sand)
Jeta nuk ka të bëjë me pritjen e stuhisë, por me të mësuarit e vallëzimit në shi.
(Mahatma Gandhi)
Duajeni jetën më shumë sesa logjikën e saj, vetëm atëherë do ta rrokni kuptimin e saj.
(Fjodor Dostojevski)
E gjithë larmia, e gjithë kënaqësia, e gjithë bukuria e jetës përbëhet nga hija dhe drita.
(Lev Tolstoy)
Ndodhin gjëra që janë si pyetje. Kalon një minutë, ose kalojnë vite, dhe pastaj jeta përgjigjet.
(Alessandro Baricco)
E mahnitshme, e marrë, e pamend, e çuditshme, e mrekullueshme.
Jeta.
(Fabrizio Caramagna)
Gjithmonë e mahnis veten time. Eshtë e vetmja gjë që e bën jetën të ia vlejë ta jetosh.
(Oscar Wilde)
Bota.al