Thenie

“Disa njerëz e ndiejnë trishtimin, ashtu siç të tjerët ndiejnë dashurinë: privatisht, intensivisht dhe pa ankesa”

Në këtë artikull do të mund të lexoni disa nga thëniet më të veçanta të romanit të mirënjohur “Dhe malet oshtinë” nga autori Khaled Hosseini. Nëse ende nuk e keni lexuar këtë roman, duhet ta blini e ta lexoni sa më parë. Nuk keni për t’u zhgënjyer.

“Mësova se bota nuk e shihte brendësinë tënde, se nuk i interesonin aspak shpresat, ëndrrat dhe mërzitjet e tua, që shtrihen të maskuara nga lëkura dhe kocka. Ishte po aq e thjeshtë, aq absurde dhe aq mizore”.

“Unë dyshoj se e vërteta që ne jemi duke pritur, të gjithë ne, kundër gjasave të pakapërcyeshme, është që të na ndodhë diçka e jashtëzakonshme.

“Është një gjë qesharake, por njerëzit mendojnë totalisht gabim. Ata mendojnë se jetojnë në varësi të asaj që duan. Por në të vërtetë, ajo që i drejton në jetë, është ajo nga e cila kanë frikë. Ajo që ata nuk duan”.

Njerëzit thonë: “Gjej një qëllim në jetë dhe jetoje atë. Por, ndonjëherë, vetëm pasi ke jetuar, e kupton se jeta kishte një qëllim, dhe ka të ngjarë të jetë një qëllim që nuk e kishit kurrë në mendje.

“Tani e di se disa njerëz e ndiejnë mërzitjen ashtu siç të tjerët ndiejnë dashurinë: privatisht, intensivisht dhe pa ankesa.

“Bukuria është një dhuratë e madhe, e pamerituar, e dhënë rastësisht, marrëzisht”.

“Të gjitha gjërat e mira në jetë janë të brishta dhe humbasin lehtësisht”

“Një histori është si një tren në lëvizje: pavarësisht se ku hipni në bord, ju do të arrini në destinacionin tuaj herët a vonë.

“Ti thua se ndjeve një prani, por unë ndjeva vetëm një mungesë. Një dhimbje e paqartë pa burim. Unë isha si një pacient që nuk mund t’i tregojë mjekut se ku i dhemb, por vetëm se ndien dhimbje.

“Për guxim, duhet të ketë diçka në lojë. Unë nuk kisha asgjë për të humbur”.

“Asgjë e mirë nuk vjen falas. Edhe dashuria. Ju paguani për të gjitha gjërat. Dhe nëse do të ishit të varfër, vuajtja do të ishte monedha juaj e pagesës.

Back to top button