… Deri në shpërthimin e krizës së vitit 2008, politika gjermane është diferencuar nga ajo amerikane. Shtetet e Bashkuara vendosin të ndërhyjnë në mënyrë sistemike, fillimisht duke i shpëtuar bankat me një fond të financuar nga kontribuuesit. Gjermania e refuzon këtë qasje të sugjeruar nga Christine Lagarde, në atë kohë Ministre e Financave franceze. Dhe zgjedh opsionin rast pas rasti, vend për vend, që i mundëson sigurimin e bankave të veta me ndërhyrje publike masive (mbi 259 miliard euro). Kur 2 vjet më pas kërcen Greqia, duke vlerësuar se një default nuk u vjen për mbarë duke parë edhe sulmin e tregjeve ndaj euros, gjermanët propozojnë hua afatshkurtra dhe përqindje interesi të larta. Një zgjidhje katastrofike, aq sa në vitin 2012 Bashkimi Europian është detyruar që të shtyjë skadencat dhe të përgjysmojë interesat.
Qysh nga viti 2012, Administrata Obama dhe Presidenti personalisht kanë bërë presion për ta shpëtuar Greqinë mbi të cilët janë lëshuar synimet e një Vladimir Putini akoma triumfator për rolin e vet si furnizuesi me gaz i Europës. Në kujtimet e tij Timothy Geithner, Sekretari i atëhershëm i Thesarit, rrëfen se kanë qenë amerikanët ata që kanë thënë se Greqia nuk mund të lihej në mëshirën e fatit, pavarësisht gjithë asaj gjëje që kish kombinuar, dhe se kish refuzuar manovrat për ta rrëzuar Berlusconi në Itali në 2011. Shtetet e Bashkuara mbështesin Jorgo Papandreun deri në pikën sa ta bënin të propozonte një referendum lidhur me euron, gjë që i ka kushtuar postin.
Gjermania ka përfituar për t’i akuzuar amerikanët, që nuk e kanë dashur monedhën unike kështu siç është ndërtuar, se donin të dobësonin jo vetëm euron, por të gjithë Bashkimin Europian, për të shpëtuar primatin e dollarit. Helme dhe dyshime reciproke prapa të cilave fshihen interesa kombëtare në kontrast me njëra tjetrën…
… Me shume lexoni ne specialen e Bota.al me titull: Merkel i kthehet Ostpolitikes