Thenie

Disa thënie frymëzuese nga James Baldwin, që do të të afrojnë më tepër me njerëzit e tjerë

“Jo çdo gjë me të cilën përballesh, mund të ndryshohet, por asgjë nuk mund të ndryshohet, nëse nuk përballohet fillimisht”.

“Unë nuk mund ta besoj çdo gjë që ti thua, por unë e besoj çdo gjë që ti bën”.

“Njerëzit paguajnë për atë që bëjnë, dhe paguajnë akoma më tepër për atë që i kanë lejuar vetes të bëhen. Ata paguajnë për këtë gjë mjaft thjesht; me jetët që udhëheqin”.

“Krijesa më e rrezikshme e çdo shoqërie, është njeriu që nuk ka asgjë për të humbur”.

“Çdokush që është përballur me varfërinë, e di mjaft mirë se sa ekstremisht e shtrenjtë është të jetë i varfër”.

“Fëmijët nuk kanë qenë asnjëherë të mirë në të dëgjuarin e më të rriturve, por ata asnjëherë nuk kanë dështuar për t’i imituar të rriturit”.

“Dashuria i heq maskat, pa të cilat ne trembemi se nuk mund të jetojmë dot dhe e dimë se nuk mund të jetojmë dot”.

“Urrejtja, e cila mund të na shkatërrojë kaq shumë të gjithëve, asnjëherë nuk ka dështuar në shkatërrimin e atij që urren, dhe ky ka qenë një ligj i përhershëm”.

“Çdokush mendon se dhimbjet dhe lëndimet e tij kanë qenë të papërjetuara ndonjëherë në histonë e botës, derisa lexon për dhimbjet”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button