Thenie

Disa thënie nga filmat vizatimorë, që përshtaten më së miri edhe me moshën e rritur…

“Derrkuci: “Si e përkufizon ti dashurinë?”
Pooh: “Ti nuk ke se si ta përkufizosh dashurinë. Ti duhet ta ndjesh atë””. – Winnie The Pooh

“Fati ynë qëndron brenda nesh. Ti duhet i guximshëm për ta parë atë brenda vetes”. – Brave

“Për disa njerëz ia vlen të shkrish”. – Olaf, Frozen

“Duhet të ndryshosh. Duhet të lësh pas krahëve çdo ngjarje të së shkuarës, sepse ato nuk kanë më rëndësi. Gjëja e vetme që ka rëndë, është personi që ti zgjedh të jesh tani”. – Kung fu Panda 1

“Gjithçka që të duhet, është thjesht pak besim dhe tepër besim”. – Piter Pan

“”Unë shikoj tek ty dhe më duket sikur jam në shtëpi”. – Finding Nemo

“Ndonjëherë duhet të shmangësh frikërat për të parë bukurinë në një aspekt tjetër”. – The Good Dinosaur

“Gjithë ëndrrat e tua mund të bëhen realitet, nëse ke guxim për t’i ndjekur ato”. – Walt Disney

“Nuk ka rëndësi se sa e pikëlluar është zemra jote. Nëse vazhdon të besosh, ëndrrat që ke dëshirë t’i arrish, do të bëhen realitet”. – Cinderella

“Mos u magjeps nga bukuria e jashme e dikujt, por nga plot karakteristika të tjera. Nuk ka vlerë ajo që ndodhet jashtë nes, por ajo që ka rëndësiështë bukuria e brendshme”. – Aladin / bota.al

Leave a Reply

Back to top button