Thenie

Disa thënie optimiste që do t’ju nxisin t’i bëni të tjerët më të lumtur. Dhuroni lumturi!

“Ndjesia më e bukur e lumturisë është kur ndiheni të lumtur, sepse keni bërë dikë tjetër të lumtur”.

“Rrethoje veten me njerëz që të bëjnë të ndihesh mirë për veten tënde. Mbaj pranë njerëz që kanë nevojë të ndihen mirë dhe që ti mund t’ia dalësh t’i bësh të ndihen mirë”.

“Kur ndihmon dikë, ti e bën atë të ndihet mirë, por mbi të gjitha, ti e bën veten tënde të ndihesh më mirë”.

“Mënyra se si ti i bën të tjerët të ndihen për veten e tyre, flet shumë për ty”.

“Lumturia ndihet duke i bërë të tjerët të lumtur”.

“Mirësjellja është një akt i realizuar siç duhet, kur i bën njerëzit të ndihen mirë për veten e tyre dhe për botën, në të cilën jetojnë. Një veprim i realizuar për të mos ndryshuar gjë, por për të frymëzuar gjithçka”.

“Njerëzit e mirë ndihmojnë për të nxjerrë më të mirën tek njerëzit përreth”.

“Disa njerëz e bëjnë botën më të veçantë. Bëhu edhe ti një person i tillë. Jeto, frymëzo dhe bëji të tjerët të lumtur. Është diçka që do të bëjë edhe ty të lumtur”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button