“Duaji prindërit e tu dhe kujdesu me dashuri për ta. Vlerën e tyre të vërtetë ke për ta kuptuar, kur të shohësh bosh vendin ku ata uleshin përherë”.
“Askush mbi tokë nuk do të të dojë më tepër se prindërit e tu”.
“Mos i mërzit prindërit e tu për të kënaqur njerëzit e tjerë. Njerëzit e tjerë nuk i kanë shpezuar ditët e jetës së tyre për të ndërtuar jetën tënde, ashtu siç kanë bërë prindërit e tu”.
“Duaji prindërit e tu, sepse ndonjëherë ne jemi mjaft të zënë duke u rritur, saqë harrojmë se ata janë duke u plakur”.
“Gjëja më e bukur në botë është të shohësh prindërit e tu të buzëqeshin dhe të dish se ti je arsyeja e asaj buzëqeshjeje”.
“Vlerësoji prindërit e tu. Ti nuk ke për ta ditur asnjëherë se çfarë sakrificash kanë bërë ata për ty”.
“Mos u anko asnjëherë për gjërat që prindërit e tu nuk kanë mundur të t’i japin. Me siguri ata aq kanë pasur për të të dhënë”.
“A e di se një telefonatë e vetme mund t’i bëjë ata të lumtur? Ata nuk të lanë pas dore kur ti ishe i/e vogël, ndaj mos i lër ata pas dore tani që janë plakur”.
“Prindërit na falin shumë gjëra në jetë, të cilat shpesh nuk i vlerësojmë, deri në ditën që ata nuk i kemi më pranë”.
“Asnjë dashuri nuk është më e madhe, se dashuria e mamasë. Asnjë përkujdesje nuk është më e madhe, se sa kujdesi i babait”.
“Nëse një ditë koha e shpenzuar me prindërit e tu të duket sikur të kërkon shumë stërmundim, kujto se një ditë gjithçka që do të mbeten, do të jenë thjesht kujtimet”. / bota.al