Më mirë të heshtësh dhe të mendojnë se mund të jesh budalla, se sa të flasësh dhe t’ua heqësh gjithë dyshimet.
Abraham Lincoln
Askush nuk e kupton se disa njerëz harxhojnë një energji të jashtëzakonshme, thjesht për të qenë normalë.
Albert Camus
Burrat martohen me gratë, me shpresën se ato nuk do të ndryshojnë kurrë. Gratë martohen me burrat, me shpresën se ata do të ndryshojnë. Në fund, të dy palët mbeten të zhgënjyer.
Albert Einstein
Dallimi mes budallallëkut dhe gjenialitetit, është se gjenialiteti ka limitet e veta.
Albert Einstein
Lufta është mënyra që ka Zoti, për t’u mësuar amerikanëve gjeografinë.
Ambrose Bierce
Në çdo festë, ka dy lloje njerëzish – ata që duan të ikin në shtëpi dhe ata që duan të rrijnë. Problemi është se zakonisht këta janë të martuar me njëri tjetrin.
Ann Landers
Telashi trokiti në derë, por kur dëgjoi të qeshurat, ia mbathi.
Benjamin Franklin
Vera është një provë konstante se Zoti na do dhe do që të na shohë të lumtur.
Benjamin Franklin
Disa njerëz preferojnë që, më shpejt të vdesin se sa të mendojnë. Në fakt, kjo u ndodh.
Bertrand Russell
Ai që qesh i fundit, nuk e ka kuptuar shakanë.
Charles de Gaulle
Një ditë pa të qeshura, është një ditë e çuar dëm.
Charlie Chaplin
Nëse mendon që je shumë i vogël për të bërë ndryshimin, provo të flesh me një mushkonjë.
Dalai Lama
Pij për t’i bërë të tjerët më interesantë.
Ernest Hemingway
Nga eksperienca kemi mësuar se njerëzit nuk mësojnë asnjëherë nga eksperienca.
George Bernard Shaw