Ajnshtajni mbi autoritetin:
“Respektimi i pamenduar i autoritetit është armiku më i madh i së vërtetës.”
Mbi atë që shohim:
“Natyra na tregon vetëm bishtin e luanit. Por nuk kam asnjë dyshim në mendjen time se luani i përket atij bishti, edhe nëse ai nuk mund t’i zbulohet menjëherë syrit tim, për shkak të dimensionit të tij të madh.”
Mbi relativitetin:
“Kur ulesh me një vajzë të bukur për dy orë, mendon se është vetëm një minutë. Por kur ulesh mbi një sobë të nxehtë për një minutë, mendon se kanë kaluar dy orë. Ky është relativiteti.”
Për rritjen e tij:
“Është e vërtetë që prindërit e mi ishin të shqetësuar sepse fillova të flisja mjaft me vonesë, kështu që u konsultuan me një mjek. Nuk mund të them sa vjeç isha, por sigurisht jo më pak se tre.”
Mbi besnikërinë dhe përkatësinë:
“Unë jam nga prejardhja çifut, nga shtetësia zviceran dhe nga formimi një qenie njerëzore dhe vetëm një qenie njerëzore, pa ndonjë lidhje të veçantë me asnjë shtet apo entitet kombëtar”.
Mbi kuriozitetin:
“Gjëja e rëndësishme është të mos ndaloni së pyeturi. Kurioziteti ka arsyen e vet që ekziston. Njeriu nuk mund të mos jetë i mahnitur kur mendon misteret e përjetësisë, të jetës, të strukturës së mrekullueshme të realitetit. Mjafton që dikush të përpiqet thjesht për të kuptuar pak nga ky mister çdo ditë.”
Mbi sigurinë:
“Për aq sa ligjet e matematikës i referohen realitetit, ato nuk janë të sigurta; dhe për aq sa janë të sigurta, ato nuk i referohen realitetit.”
Mbi përunjësinë:
“Si qenie njerëzore, njeriu është pajisur me mjaft inteligjencë për të qenë në gjendje të shohë qartë, se sa krejtësisht e pamjaftueshme është ajo inteligjencë, kur përballet me atë që ekziston.”
Mbi arsyen
“Arsyeja e shëndoshë nuk është gjë tjetër veçse një depozitë paragjykimesh të vendosura në mendje para se të mbushni tetëmbëdhjetë vjeç.”
Mbi suksesin:
“Nëse A është një sukses në jetë, atëherë A është e barabartë me X plus Y plus Z. Puna është X; Y është loja dhe Z është të mbash gojën mbyllur.”
Mbi individualitetin:
“Është e rëndësishme për të mirën e përbashkët të nxitet individualiteti: sepse vetëm individi mund të prodhojë ide të reja që i nevojiten komunitetit për përmirësimin dhe kërkesat e tij të vazhdueshme – në të vërtetë, për të shmangur sterilitetin dhe mpirjen.” / bota.al