Mos lejo që sjellja e të tjerëve të të shkatërrojë paqen tënde të brendshme.
Dalai Lama
Ajo që nuk është humbur kurrë, nuk mund të gjendet kurrë.
Proverbë Zen
Ata që janë zgjuar, jetojnë në një gjendje mrekullie të vazhdueshme.
Buda
Mrekullia e vërtetë nuk është të ecësh mbi ujë a të ecësh në ajër, por thjesht të ecësh mbi këtë Tokë.
Thích Nhất Hạnh
Nëse je në depresion, po jeton në të kaluarën. Nëse je në ankth, po jeton në të ardhmen. Nëse jë paqe, po jeton në të tashmen.
Lao Tzu
Jeta është si të hipësh mbi një varkë e cila po niset për në det të hapur dhe fundoset.
Shunryu Suzuki
Miq të vjetër ikin, miq të rinj shfaqen. Eshtë njësoj si me ditët. Një ditë e vjetër ikën, një ditë e re vjen. E rëndësishme është ta bësh kuptimplotë: një mik kuptimplotë – ose një ditë kuptimplotë.
Dalai Lama
Gjithçka që jemi është rezultat i gjithçkaje që kemi menduar. Mendja është gjithçka. Ne bëhemi ajo që mendojmë.
Buda
Bëhu zot i mendjes tënde, në vend që të bëhesh një mendje e zotëruar nga tjetërkush.
Proverbë Zen
Respektoje jetën, nderoje jetën. Nuk ka asgjë më të shenjtë se sa jeta, asgjë më hyjnore se sa jeta.
Osho
Problemi është se ti mendon që ke kohë.
Buda
Një mendjeje të palëkundur, i gjithë Universi i dorëzohet.
Chuang Tzu
Çdo mëngjes ne rilindim. Ajo që bëjmë sot është ajo që ka më shumë rëndësi.
Buda
Lëviz dhe rruga do të hapet.
Proverbë Zen
Qëllimi ynë parësor në këtë jetë është të ndihmojmë të tjerët. E nëse nuk i ndihmoni dot, të paktën mos i lëndoni.
Dalai Lama