Thenie

Disa thënie të trishta, por edhe shumë të vërteta, për miqësinë

Lotët më të hidhur që derdhen në varre, janë për fjalët që u lanë pa thënë dhe punët që u lanë pa bërë – Anonim

Ka qenë gjithmonë kështu: dashuria nuk e njeh thellësinë e vet, deri në momentin e ndarjes. – Khalil Gibran

Jo të gjitha plagët duken, jo të gjitha plagët shërohen. Ndonjëherë nuk e sheh dot dhimbjen që ndien dikush – Anonim

Humbja e vërtetë ndodh vetëm kur humbet diçka që e do më shumë se sa veten – Anonim

Miqësia është vetëm një emër; besnikëria është vetëm një emër bosh – Ovidi

Oborret e mbretërve janë plot me njerëz, por bosh me miq – Seneka

Këto kohë, lajkat bëjnë të fitosh miq, ndërsa e vërteta bën të fitosh urrejtje – Terence

Këtej e tutje, nuk do të mërzitem më. Thjesht do të mësoj të pres më të paktën nga njerëzit prej të cilëve dikur prisja më të shumtën – Anonim

E zbulova se cilët ishin miqtë e mi të vërtetë. Ah sa do të doja të mos e kisha zbuluar në mënyrën si e zbulova – Anonim

Cilido që thotë se miqësia është e kollajtë, me siguri nuk ka patur kurrë një mik a mike të vërtetë – Bronuyn Polson 

/ bota.al

Leave a Reply

Back to top button