Gjatë natës, toka shndërrohet në një lëmsh gjigand të zjarrtë. Parë ngë Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, dritat pulsojnë përgjatë sipërfaqes së planetit. Astronauti i NASA-s, Don Pettit kapi në fotografi këtë shfaqje dritash në qershor 2012, gjatë qëndrimit 6-mujor në bordin e Stacionit.
Vijat e verdha janë drita qytetesh, të zgjatura prej rrotullimit të tokës dhe lëvizjes së stacionit hapësinor, ndërkohë që pullat blu janë rrufe. E gjelbëra në atmosferë njihet si shkëlqimi i ajrit. Ajo shkaktohet nga emetimi i drites prej atomeve të oksigjenit, që janë ngacmuar prej rrezatimit ultravjollcë të Diellit gjatë ditës.
Ndërkohë që Stacioni Hapësinor rrotullohet përreth Tokës, qielli i natës duket se vërtitet përreth boshtit të tij, duke krijuar gjurmët e yjeve lart djathtas. /bota.al