Motivuese

“Dita që do të doja ta jetoja sërish? Ajo e martesës me gruan time”. Këto fjalë me siguri do t’ju prekin pamasë

Këto janë fjalët e Lino Banfit, aktorit të mirënjohur të komedive italiane për bashkëshorten e tij, Lucian. Me siguri keni dëgjuar plot fjalë romantike të meshkujve për gratë që duan, por është e sigurtë që fjalët e tij do t’ju prekin pamasë. Ai flet i trishtuar për bashkëshorten dhe sëmundjen me të cilën ajo po përballet (demencën), por njëkohësisht, dëshiron pamasë që po ta kishte ai në dorë, ta përjetonte edhe një herë ditën kur është martuar me Lucian. Këto janë fjalët e tij:

“Cila është dita që do të doja ta jetoja sërish? Ajo e martesës me gruan time, Lucian. Në gjashtë të mëngjesit në një kishë, pa kokërr leku në xhep.

Ne nuk kishim asgjë. Një natë më parë, dhashë një intervistë për një punë në bankë. Ndihesha komplet i dështuar, por ajo më mori dorën dhe më tha: Unë nuk dua të kem një burrë të trishtuar pranë. Nuk dua të bësh një pune që nuk dëshiron ta bësh. Vazhdo rrugën si artist”.

Pjesa tjetër është histori e njohur. Unë e ndoqa këshillën e saj dhe arrita të kem një karrierë të suksesshme si aktor.

Shpesh ajo harron disa gjëra, nuk i mban mend. Pastaj papritur bëhet e vetëdijshme dhe e pranishme në aktualitet. Unë nuk dorëzohem. Dua t’ia frenoj sëmundjen. Po i provoj të gjitha. Dhe kur mundem, e bëj atë të qeshë, sepse lidhja mes saj dhe meje është diçka e papërshkrueshme “.

Back to top button