Motivuese

Djali dhe babai plak. Një mësim për të gjithë

Një djalë e çoi babanë e tij të moshuar në një restorant për darkë. Babai ishte shumë i moshuar dhe i dobët, e ndërsa hante, ushqimi i derdhej në këmishë dhe pantallona. Të pranishmit e tjerë që po hanin darkë, e shihnin me bezdi, ndërsa djali i tij ishte i qetë.

Pasi mbaroi së ngrëni, djali që nuk ndjehej aspak i turpëruar, e çoi qetësisht në tualet, fshiu grimcat e ushqimit, hoqi njollat, i krehu flokët dhe i vendosi sërish syzet. Kur dolën jashtë, i gjithë restoranti po e shikonte në heshtje, duke mos arritur të kuptonin sesi dikush mund të fuste veten në siklet publikisht.

Djali pagoi faturën dhe u nis të dilte bashkë me babanë.

Në atë çast, një burrë i moshuar mes klientëve, i thirri djalit dhe e pyeti: “A nuk mendon se ke harruar diçka?”.

Djali u përgjigj, “Jo zotëri, nuk kam harruar gjë”.

Dhe plaku u përgjigj, “Po, ke harruar! Keni lënë pas një mësim për çdo djalë dhe shpresoj për çdo baba”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button