Psikologji

“Djalli dhe zonjusha Prym” i Paulo Coelhos, një libër që duhet lexuar padiskutim

Sikundër çdo libër tjetër, edhe “Djalli dhe zonjusha Prym” i autorit të njohur Paulo Coelho është një roman plot me ide filozofike dhe mendime motivuese për jetën. Në luftë midis së mirës dhe së keqes, protagonisti i romanit mundohet të gjejë rrugën e duhur në jetë drejt njohjes më të mirë të vetes. Më poshtë ju sjellim një nga fragmentet më të bukura të “Djali dhe zonjusha Prym”, i cili na jep një ndër mesazhet më të vlefshme mbi shoqërinë.

“Një burrë me kalin dhe qenin e tij po ecnin përgjatë një rruge. Papritur një rrufe goditi pemën pranë tyre, e cila ra dhe i la të vdekur në vend që të tre…
Burri nuk e kuptoi që kishte vdekur dhe vazhdoi rrugën bashkë me kalin dhe qenin e tij.
Rruga ishte shumë e gjatë. Iu ngjitën një kodre të lodhur dhe të etur. Pas një kthese panë një portë me kangjella të arta, e pas saj një shatërvan me ujë si kristal.
Burri iu drejtua rojes që rrinte pranë portës:
– Mirëdita! Si quhet ky vend kaq i bukur ?
– Parajsë.
– Sa bukur që paskemi arritur deri në parajsë, por jemi të etur.
– Mund të hyni e të pini sa të doni !
– Faleminderit ! Edhe kali dhe qeni im janë të etur .
– Më vjen keq. Këtu nuk lejohen kafshët.
Burri u mërzit. Ishte shumë i etur, por nuk mund t’i linte pa pirë kalin dhe qenin e tij besnik. E falenderoi rojen dhe vazhdoi rrugën… Pasi ecën edhe ca, thuajse në majë të kodrës , panë një portë prej guri të vjetër , pas të cilës dukej një shteg i vogël që të çonte drejt një burimi me ujë të freskët. Shtrirë në rrëzë të një peme pranë portës, ishte një burrë që dukej sikur po flinte. Ndoshta ishte roja i saj.
– Mirëdita, unë dhe kali e qeni im jemi të lodhur e të etur. A mund të hyjmë e të pimë ujë aty tek ai burim ?
– Sigurisht- iu përgjigj roja , – mund të hyni e të pini sa të doni.
– Ju falenderoj, zotëri. Po, si quhet ky vend ?
– Parajsë.
– Parajsë ? Por, pak më parë ai burri te porta e artë më tha se ai vend ishte parajsa !
– Ai nuk është parajsa. Ai ështe ferri.
Burri mbeti i dyzuar.
– Duhet t’i ndaloni të përdorin emrin tuaj . Ky është mashtrim !
– Absolutisht, jo. Në fakt , na bëjnë një nder të madh. Sepse atje ndalojnë të gjithë ata që nuk ngurrojnë t’i braktisin miqtë e tyre!”

Back to top button