Horizonti.al

Djemtë që i rrisin si vajza

Screen Shot 2016-05-26 at 06.55.04Ndërkohë që nuk janë gjerësisht të njohur në Australi, ekziston një gjini e tretë njerëzish që përbëjnë një pjesë të rëndësishme dhe të pranuar të kulturës Samoane. Fa’afafinet Samoane – ose Fafa – janë burra që janë rritur si femra dhe identifikohen me atë gjini. Ata kryesisht kanë marrëdhënie me burra heteroseksualë dhe nuk janë homoseksualë.

Në Samoa, identiteti gjinor bazohet kryesisht në rolin e një personi në familje dhe nëse një familje ka shumë djem dhe vajza, nuk është e pazakontë që një prej djemve të rritet si vajzë.

Në fakt, të jesh Fa’fafaine ose praktika e meshkujve që adoptojnë role femrash është një gjë thellësisht e ngulitur në pjesën më të madhe të Polinezisë. Disa të moshuar polinezianë besojnë se ka djem të rritur me shpirtin Fa’faine, ndërsa të tjerë thonë se mund të ushqehet.

Djem si Leo Tanoi, që nuk ndiejnë shpirtin Fa’fafafine mund të emërtohen si Fafa në një familje ku ka vetëm djem, por Leo thotë se nuk del gjithmonë mirë. “Kam shumë kujtime që lidhen vetëm me abuzimin fizik”, thotë ai. “Shumë dhunë fizike, ulje pantallonash, lidhje, rrahje para të gjithëve. Ja, nga këto lloje sjelljesh. U mësova që më thoshin gjithmonë para të tjerëve se jam vajzë. Ishte një kohë shumë e vetmuar dhe nuk mendoj se njerëzit arrijnë ta kuptojnë’.

Abuzimi nuk vinte nga nëna e Leos, por nga gjashtë vëllezërit e tij si dhe një grup linçues djemsh në komunitetin e tij, të cilët donin që ta forconin dhe ta “rikthenin në burrëri”.

Ai lloj presioni, bashkë me nxitjen e nënës së tij drejt feminitetit i shkaktoi shumë konfuzion.

Leave a Reply

Back to top button