Motivuese

Do t’ia dalësh!

Çfarë bën ti?

Çfarë bën ti kur mali duket shumë i madh. Kur pesha e botës është shumë e rëndë mbi shpatullat e tua. Kur barra është shumë e rëndë për t’u mbajtur. Kur gropa është shumë e thellë, për të dalë prej saj.

Çfarë bën ti?

Kur gjithçka duket e pamundur. Mund të jesh duke kaluar diçka të vështirë në këto momente. Mund të jesh i irrituar. Mund të jesh duke punuar fort për të ndrushuar dhe nuk po sheh asnjë rezultat.

Mund të kesh provuar pothuaj gjithçka, dhe asgjë nuk ka funksionuar. Mund të jesh i frustruar, por nuk mund të dorëzohesh.

Sepse të dorëzohesh, të heqësh dorë, është e vetmja mënyrë për të garantuar dështimin. Të heqësh dorë, është e vetmja mënyrë për të garantuar se vuajtja mbetet.

Sido që të ndihesh, vazhdo ec përpara.

Kur duket e pamundur, kur duket sikur nuk ka rrugëdalje. Këtë thuaji vetes tënde, ditë pas dite.

Çdo ditë që kalon, do të jem më pranë. Hap pas hapi, unë do të jem më pranë.

Zgjedhje pas zgjedhjeje, unë do të jem më mirë.

Po të rri e të shoh malet që kam përballë, nuk do ta hedh kurrë atë hapin e parë.

Por nëse unë e hedh hapin e parë, fokusi im do të jetë gjithmonë në hapin e radhës, dhe nëse vazhdoj të hedh ato hapa njëri pas tjetrit, shumë shpejt do të kem fituar kaq shumë forcë, do të kem përparuar kaq shumë, saqë nuk do të kem zgjedhje tjetër, përveçse ta përfundoj udhëtimin tim.

Nëse i përballoj sfidat e mia ditë pas dite, dhe fokusi im është në përmirësimin tim, çdo ditë, jo duke pushtuar gjithçka dhe menjëherë, por thjesht duke u përmirësuar çdo ditë, unë do të përmirësohem.

Progresi sjell vrullin dhe këta, bashkë me qëndrueshmërinë, sjellin ndryshimin.

Objektivi im është që të jem më pranë destinacionit, çdo ditë. Të jem më e fortë, çdo ditë.

Nuk do të kalojë shumë kohë, deri kur të shoh që kam bërë progres. Dhe ai progres do të krijojë vetëbesim dhe forcë, për të ecur sërish përpara. Unë do të jem më i fortë, çdo ditë. Unë do të jem më pranë destinacionit, çdo ditë.

Mos hiq dorë! Jepi vetes edhe një ditë. Një ditë përkushtim, një ditë fokus, një ditë kur ti e do kaq shumë veten, sa të bësh zgjedhje të fuqishme, që do t’i sjellin dobi jetës tënde.

Një ditë kur ti e do kaq shumë jetën tënde, sa të ngrihesh dhe të mbrosh fort gjërat që kanë vërtet rëndësi për ty.

Një ditë kur t’i ngrihesh dhe i thua jo, çdo gjëje që zvogëlon forcën e madhe që je ti.

Një ditë, vetëm një ditë! Pushtoje një ditë! Bëja vetes dhuratën e një dite!

Ditë pas dite, hap pas hapi, do të jesh më pranë destinacionit tënd.

Nuk do të heq dorë! E di që do të jetë e vështirë. Por e di që do t’ia vlejë. E di që e meritoj. Dhe jam mjaftueshëm i fortë për t’ia dalë mbanë!

Sado të rënë moralisht që të ndiheni. Mund ta kaloni edhe këtë moment.

Hidhni një hap, pastaj tjetrin. Ditë pas dite. Zgjedhje pas zgjedhjeje.

Në fund, do t’ia dilni!

Back to top button