Enciklopedike

Dokumenta të lashta me ndikim të thellë në histori: Rio-no-gige dhe Rio-no-shuge

Screen Shot 2016-06-17 at 14.24.01Për shekuj me radhë, Japonia ishte qeverisur nga një kod ligjesh të njohura si Ritsurio, i frymëzuar nga konfucianizmi dhe sistemi ligjor i zbatuar në Kinë gjatë dinastisë Tang. Kodi Omi u shfaq në vitin 668 të Erës Sonë nën sundimin e perandorit Tenxhi, duke shënuar mbledhjen e parë të ligjeve Ritsurio në Japoni.

Thuhej se kodi përmbante 22 vëllime të kodit administrativ, por  nuk ka asnjë kopje të mbetur deri në ditët tona, dhe ekzistenca e tij mund të nxirret vetëm nga shënimet në dokumente të tjera. Disa vjet më vonë, Omi-rio u modifikuar në Kodin e Kijomihara Asuka në vitin 689. Ai ofroi përmirësime në krahasim me kodin e vjetër si krijimi i Daijo-kan, Këshillit të Madh të Shtetit, që ka mbetur organi më i lartë qeveritar të Japonisë deri sa u zëvendësua nga kabineti qeveritar në kohët moderne.

Të paktën, kjo është ajo që ne nxjerrim, teksa edhe në këtë rast nuk ka kopje të mbijetuara të kodit. Nën vitin 701 hyri në fuqi Kodi Taiho, që përbënte rishikimin e parë, i cili përmban kodin penal dhe atë administrativ. Sërish nuk është gjetur asnjë kopje e tyre. Pasardhësi i tij, Kodi Joro, u hartua në vitin 718, por nuk u zyrtarizua deri në 757-ën. Këtë herë, ne kemi disa të dhëna për shkak të një libri të quajtur Rio-no-gige (Komentar mbi Rio).

I shkruar nga studiues japonezë dhe i botuar në 833, libri përmban pothuajse të gjithë kodin e administrativ të Joro-Rio. Disa shekuj më vonë, ai u plotësua me një libër të quajtur Rio-no-shuge, që bënte një studim krahasues mes kodeve japoneze dhe atyre kineze. Përfundimisht, historianët qenë në gjendje të përdorin kodin ekzistues kinez Tang, për të kuptuar aspektin penal dhe hartuar një Kod pothuajse të plotë Joro./bota.al

Leave a Reply

Back to top button