Enciklopedike

Dokumenta të lashta me ndikim të thellë në histori: Udhëzimet e Breintrit, Revolucioni Amerikan

Screen Shot 2016-06-17 at 14.25.53Pati disa ngjarje që e shkaktuan Revolucionin Amerikan, por një nga çështjet kryesore ishin taksat e vendosura nga Britania e Madhe ndaj kolonive, pa miratimin e këtyre të fundit. “Asnjë taksim, pa përfaqësim”. Ky qëndrim u përshkallëzua në vitin 1765, kur Parlamenti miratoi Stamp Act. Ai kërkonte që shumë materiale të shtypura nga kolonitë, të mbanin një pullë fiskale të prodhuar në Londër.

Teksa akti ishte kryesisht një përpjekje për të rritur të ardhurat britanike nga kolonitë, ai u dëshmua si masivisht jopopullor në Amerikë dhe shkaktoi disa protesta. Ai gjithashtu çoi në një nga protestat e para zyrtare kundër autoritetit të Parlamentit britanik në Amerikën e Veriut, një dokument i njohur si Udhëzimet Breintri. Në 24 shtator 1765, qyteti i Breintrisë në Masaçusets, organizoi një takim konsultativ, ku një përfaqësi prej rreth 50 njerëzish nënshkruan në mënyrë unanime një dokument të destinuar për Gjykatën e Përgjithshme të Masaçusetsit.

Dokumenti kritikonte veprimet e parlamentit britanik si një shkelje të Kartës së Madhe (Magna Carta). Përfundimisht, Udhëzime e Breintrisë u botuan në Gazetën Masaçusetsit dhe Gazetën e Bostonit. Bazuar në popullaritetin e dokumentit, arsyetimin dhe gjuhën e përdorur, Udhëzimet Breintri u miratuan nga dhjetëra qytete që kundërshtonin Stamp Act. Udhëzimet u bënë ndërkaq të njohura për shkak të njeriut që i shkroi ato – Xhon Adams. “Karriera” e tij si një aktivist politik vetëm sa kishte filluar, por ai do të luajë një rol të rëndësishëm gjatë revolucionit dhe më vonë do bëhet presidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button