I mbyllur në vilën e tij në Pakistan, Osama bin Ladeni u bënte thirrje ndjekësve të tij që të qëndronin të fokusuar në sulmimin e SHBA, në vend që të futeshin në zënka mes myslimanëve.
Dokumentat e deklasifikuar sot hedhin sërish dritë mbi mendimet e themeluesit të al Kaedës, debatet e tij mbi taktikat, ankthin e tij ndaj spiunëve të perëndimit si dhe fiksimin pas imazhit mediatik të grupit.
“Fokusi duhet të jetë në vrasjen dhe luftimin e amrikanëve dhe përfaqësuesve të tyre”, shkruante bin Ladeni në një prej dokumentave të zbuluar rishtaz.
Nga diskutimet strategjikë dhe teologjikë, tek detajet e rëndomtë të financimeve të brendshëm dhe masavetë sigurisë, dokumentat tregojnë se njeriu prapa sulmeve të 11 shtatoroit ishte sërish i fiksuar pas një sulmi kundër perëndimit në mënyrë spektakolare.
I vetëdijshëm për sulmet me avionë pa pilot që shënjestronin udhëheqës të lartë, bin Ladeni përmend shpesh herë shqetësimet për sigurinë dhe këshillon kundër komunikimit me email.
Ai qorton ndjekësit e tij që grumbullohen në grupe të mëdhenj dhe ankohet për “cimka” që i ka gjetur në veshjet e gruas.
“Duhet të ndalim operacionet kundër ushtrisë dhe policisë në të gjithë rajonet, sidomos në Jemen”, shkruan Bin Ladeni në një letër. Korrespondenca reflekton shqetësimin se mungesa e unitetit në lëvizjen xhihadiste globale mund të shkaktojë fundin e saj. /Bota.al