Ekonomi

DOLLARI/Ja pse bota do vazhdojë të luajë sipas rregullave të Amerikës

Ja pse bota do vazhdojw tw luajw sipas rregullave tw AmerikwsGjoba rekord që iu vendos bankës më të madhe të Francës për transaksionet e saj në dollarë amerikanë ka ringjallur ankesat e europianëve për dominimin global të kartëmonedhës së gjelbër. Historia tregon se thirrjet për ta zëvendësuar monedhën do të jenë të kota. Dollari nuk ka zbritur nga vendi që ka në majë gjatë tre dekadave të fundit, pavarësisht përpjekjeve të përsëritura për ta rrëzuar. Pothuajse 90 përqind e transaksioneve të përditshëm (5.3 trilionë) në valuta të huaja gjatë vitit që kaloi u bënë me dollarin, po aq sa në vitin 1989.

Kompanitë, konsumatorët dhe bankat qendrore përreth botës preferojnë dollarin ndaj monedhave të tjera, përfshirë euron dhe jenin, sepse besojnë që Federal Reserve (banka qendrore amerikane) dhe qeveria e SHBA do ta mbështesin, sipas Marc Chandler, kryestrateg për valutën në Broun Brothers Harriman & Co. “Gjithmonë ka njerëz që thonë se dollari do të zëvendësohet, por nuk ka ndodhur”, thotë Chandler. “Rreziku më i madh ndaj dominimit të dollarit është nëse SHBA vendos të heqë dorë një ditë, dhe jo që të tjerët të ankohen”. Sa kohë që dollari e ruan rolin e tij qendror, bankat përreth botës do të duhet të zbatojnë rregullat e SHBA. BNP Paribas SA, kompania franceze që mori një gjobë 9 miliardë dollarë muajin që kaloi, ra dakord të pezullojë pastrimin e transaksioneve në dollarë që lidheshin me tregtinë e gazit dhe naftës, kur u shpall fajtore se kishte shkelur sanksionet e SHBA ndaj transferimit të parave për indianët dhe sudanezët.

“Imperializmi i dollarit”

Një vit pas apelimit të BNP Paribas, Ministri francez i Financabe Michel Sapin u bëri thirrje qeverive europiane që të promovojnë më shumë euron në transaksionet ndërkombëtarë. Ndërkohë që deklaroi se nuk po luftonte “imperializmin e dollarit”, komentet e tij u bënë jehonë atyre të paraardhësit të tij, Valery Giscard D’Estaing i cili futi termin “privilegj i tepruar”, në vitin 1965, kur i referohej përfitimeve që kishte SHBA nga statusi i dollarit. Kur Euro nisi të përdoret në vitin 1999, shumëkush parashikoi se një ditë ajo do e rrëzonte dollarin. Që atëherë, euro ka zënë vetëm vendin e monedhave europiane që zëvendësoi në rezervat e bankave qendrore. Në transaksionet e tregtisë së jashtme, ajo zë një vend edhe më të vogël.

Leave a Reply

Back to top button