Bota

Donald Trump kërkon që të sëmurët terminalë t’u nënshtrohen trajtimeve eksperimentale

Në tetor të vitit 2016 kur Donald Trumpi ende nuk ishte president i USA-s ideoi një nga shpikjet e tij më polemizuese, kur iu drejtua të sëmurëve terminalë të vendit dhe u kërkoi, pavarsisht diagnozës, të rezistonin deri në ditën e zgjedhjeve dhe ta votonin atë. Tani është bërë njeriu më i pushtetshëm në botë dhe iu drejtua personave që vuajnë nga një sëmundje të pashërueshme, por e bëri në një kontekst dhe me një qëllim shumë ndryshe. Gjatë fjalimit të tij propozoi miratimin e mënyrave që t’u lejojë këtyre pacientëve të kenë akses në trajtime që ende janë në fazë eksperimentale. Presidenti iu referua faktit se ka shumë të sëmurë që kërkojnë këtë alternativë në vende të tjera të botës dhe është më mirë të kesh mundësinë ndaj këtyre trajtimeve të aprovuara apo përmes rrugëve klandestine. “Duhet t’u japim të drejtën të përpiqen t’i provojnë. Dhe duhet ta bëjnë në vendin tonë,” – u shpreh ai. Ende nuk dihet nëse kjo nismë do të çohet përpara, por një gjë është e sigurt që do të shkaktojë shumë debate.

Nuk ka shumë hapsira ligjore që të lejojnë marrjen e këtyre medikamenteve apo dhe të një terapie që ende nuk është aprovuar në një vend. Deri më tani ata që u janë nënshtruar këtyre studimeve kanë qenë persona të shëndetshëm për të vlerësuar sigurinë e medikamentit ose terapinë për shëndetin njerëzor. Kjo ishte përsa i përket fazës 1, ndërsa në fazën 2 marrin pjesë të sëmurë dhe gjysma e tyre e merr këtë trajtim, ndërsa gjysma tjetër merr një placebo për të krahasuar efektshmërinë e terapisë. Kjo fazë mund të zgjasë nga disa muaj në disa vite. Pasi mbaron kjo fazë kalohet në fazën 3, ku trajtimi provohet në një numër më të gjerë pacientësh për të vlerësuar sa më shumë efektet e tij. Pjesmarrja në këto prova realizohet e kujdesshme nga laboratorët, spitalet dhe universitetet që kanë laboratorë ku realizohen këto prova klinike dhe që kërkojnë vullnetarë që përmbushin kriteret. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button