Evitoni shqetësimin .Te femrat e bukura duhet të kapësh pas strategjisë sportive. “Silluni sikur të jeni në terrenin tuaj”. Mënyra më e mirë që të mos refuzoheni nga një femër e bukur, është që të mos tregosh hapur se ‘vdes’ pas saj. Evito telefonatat e shpeshta dhe dëshirën për t’u lidhur me të që në takimin e parë.
Bëje të ndihet e pasigurtë
Gabimi më i madh i të gjithë meshkujve, kur bëhet fjalë për ndjenjat, është se ato i shprehin shumë qartë. Në këtë rast, zhduken befasitë dhe kënaqësia. Mos u bëni gjithmonë meshkuj të dëgjueshëm, të cilët në çdo thirrje janë gati, bëjeni të mendojë dhe të pyesë se me kë ishit në ato momente. Bëjeni të jetë e pasigurt dhe do ta ktheni vëmendjen e saj tek ju.
‘Hidhuni në aksion’
Në rast se një femër e bukur ka flirtuar gjatë me ju, mos e lejoni të tejzgjatet ai vështrim. Një bukuroshe do ta kthente kokën në anën tjetër, dhe do të kërkonte një mashkull me më shumë guxim, dhe sigurisht që të gjithë do të donin të ishin pranë saj. Bëjeni hapin e parë dhe tregohuni se jeni person i duhur, i dashur dhe me vetëbesim.
Bëje të mundohet
Njerëzit nuk i vlerësojnë gjërat, për të cilat nuk mundohen. Në fakt, kështu është me vajzat e bukura, të cilat i bëjnë meshkujt t’ju bien në gjunjë. Nëse bëni çdo gjë që ajo kërkon dhe pëlqen, do t’ju kushtojë shumë dhe do jeni i pavlerësuar. Bëjeni që ajo t’ju telefonojë më shumë sesa ju atë dhe kërkoni ndonjë shërbim të vogël që të mundohet. Sa më shumë që të mundohet, aq më shumë do t’ju vlerësojë.
Bëhuni kreativë
Femrat e bukura gjithmonë janë të rrethuara nga meshkujt. Kujdes, nëse takon një femër të tillë, bëhu kreativ dhe origjinal. Bëje të qeshë me barsaleta që nuk i dëgjon prej meshkujve të tjerë. Ftoje për kafe në një vend ku nuk shkon përditë. Vetmia krijon intimitet dhe njëkohësisht sukses.
Bëhu mashkulli që e di çfarë dëshiron
Femrat e bukura duan djemtë që dinë çfarë duan dhe kanë plane. Për këtë arsye, kur të jeni në një takim romantik, paraprakisht mendoni çfarë do të thoni dhe çfarë do të vendosni, mos e sillni bisedën në formë të tillë që ajo të marrë vendime. / bota.al