Ein Gedi është një oaz shkretëtire, në brigjet perëndimore të Detit të Vdekur. HIstoria e tij e pasur përfshin pothuaj 5000 vite me pushtime njerëzore. Ndoshta njihet më mirë si vendi ku u fsheh Davidi, pasi u largua prej mbretit Saul. Ein Gedi ishte gjithashtu vendndodhja e një fshati bizantin hebre. Në një moment, i gjithë fshati u dogj, duke përfshirë edhe sinagogën me dysheme plot mozaikë. Në vitin 1970, arkeologët zbuluan një dorëshkrim të djegur në vendin ku dikur kish qenë sinagoga e Ein Gedit. dëmtimi prej zjarrit e bënte të pamundur të hapej, e jo më të lexohej.
Pothuaj 50 vjet më vonë, teknologjia moderne bëri të paimagjinueshmen: ajo mundësoi leximin e dorëshkrimit 1500 vjeçar, pa qenë nevoja të shpalosej. Shkencëtarët skanuan pergamenën me programe kompjuterike të specializuara që e hapnin atë virtualisht. Ata mbetën të habitur, pasi ky proes zbuloi shkrim të lexueshëm, gjë që askush nuk e kishte pritur. Ajo që gjetën, ishin vargjet e parë të Librit të Levitikusit. I pranuar sot si teksti më i lashte biblik që nga zbulimi i Dorëshkrimeve të Detit të Vdekur, dorëshkimi i Ein Gedit është gjithashtu i pari dorëshkim i torah që zbulohej në një sinagogë gjatë gërmimeve arkeologjike.