Kjo është padyshim një histori frymëzuese dhe plotësisht reale. Bëhet fjala për Henry Darby, drejtorin e shkollës së mesme “North Charleston”.
Të qenit drejtor është një punë me kohë të plotë. Henry Darby, drejtori i shkollës së mesme “North Charleston”, është padyshim një person mjaft i zënë. Ai nuk është vetëm një drejtues shkolle, por edhe këshilltar i qarkut me kohë të plotë gjithashtu.
Henry donte të ndihmonte studentët e tij në vështirësi dhe mendoi një mënyrë për të fituar fondet që i duheshin: duke bërë një punë të tretë. Dita e tij ishte e mbushur me dy punë dhe nuk kishte asnjë orar tjetër të lirë përveç natës. Ai vendosi ta pranonte punën në turnin e tretë në Ëalmart, në mënyrë që të fitonte më shumë dhe t’u jepte më shumë studentëve të tij me të ardhura të ulëta.
Puna e tij në Ëalmart është tre netë në javë, dhe konsiston në sistemimin e rafteve nga ora 10:00 e darkës deri në 7:00 të mëngjesit. Më pas atij i mbetet shumë pak kohë që të shkojë në shtëpi, të bëjë një dush, tëndërrohet e të shkojë në shkollë ku e pret puna si drejtor.
Në fillim ai punonte pesë netë në javë, por duke e kuptuar se nuk ishte më i ri, Henry vendosi tareduktonte punën në tre netë në javë. Vetëmohues në maksimum, drejtori nuk e zuri punën e tretë për të shtuar pasurinë e tij. Ai e bëri atë për studentët që janë duke luftuar për t’ia dalë mbanë me shpenzimet e nevojshme për shkollimin. Ai nuk mund t’i mbyllë sytë ndaj këtyre fëmijëve që duan të shkojnë në shkollë, por nuk janë aq të bekuar me mbështetjen që u nevojitet për sa i përket financave.
Ai e dinte që shumë studentë ishin nën kufirin e varfërisë dhe as nuk mund të paguanin faturat, ndaj përdori një pjesë të të ardhurave të tij për të paguar shkollimin e këtyre fëmijëve dhe për të paguar faturat e shtëpive të tyre, në mënyrë që ata të përqëndroheshin më shumë në studime.
Elizabeth Bouens, administratorja e prindërve të shkollës, ka thënë: “Zemra e tij është kaq e madhe. Ky është komuniteti i tij. Ai është rritur këtu, ai ende jeton këtu. Këta fëmijë janë si fëmijët e tij”.
Henry shpreson të frymëzojë studentët e tij që të jenë të dhembshur:
“Është mjaft e thjeshtë, e thjeshtë: Mësoni t’i ndihmoni të tjerët. Kjo është një nga gjërat më të mëdha që ne mund të bëjmë në aspektin e qenieve njerëzore, “tha ai.” Unë jam një optimist, “tha Darby. “E di që do të bëhet më mirë. E di që këto kohë nuk do të jenë gjithmonë me ne. Unë e di që studentët e mi nuk do të jenë gjithmonë në varfëri. Unë e di sepse kjo është ajo që ne jemi. Të gjithë studiojnë për pak kohë, nëmënyrë që më pas të gjejnë punë të mira dhe të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme “.