Motivuese

Drita jote i shqetëson ata që jetojnë në errësirë

Të lësh që zemra jote të shndërrijë dhe të duash të ndash një ndjenjë të tillë, I shqetëson shumë ata që, zemrën e kanë të zhytur në errësirë totale. Të dëshirosh që të tjerët të gëzojnë prej lumturisë tënde, nuk duhet që ta fikë dritën tënde.

Por është mirë ta dini. Në këtë jetë ka nga ata që kanë një brendësi të shndërritshme, që shkëlqen pa verbuar, dhe ka nga ata që verbojnë me toksicitet. Këto fjalë të fundit janë, veç të tjerash, simbol i asaj që na tremb dhe na “fik”, pikërisht atëherë kur duam më shumë mbështetje.

“Zilia është një mijë herë më e keqe se sa uria, sepse ajo është uri shpirtërore”

Miguel de Unamuno

Mos harroni: këta njerëz nuk kanë nevojë për ty, as ju nuk përfitoni nga prania e tyre. Sepse miqtë ngrohen në momente vuajtjesh dhe gëzohen kur ka qëllime dhe motivime, dhe ka të tilla pothuajse gjithmonë.

Lërini të mbyten njerëzit helmues, në helmin e tyre

Drita dhe errësira janë pjesë e natyrës, kështu njerëzit e ndritshëm dhe njerëzit e errët komunikojnë me njëri-tjetrin dhe nganjëherë infektojnë njëri-tjetrin. Pikërisht për këtë arsye është e lehtë të takosh njerëz që jetojnë në errësirë ​​dhe që janë të mërzitur nga drita që ti lëshon.

Drita juaj nuk është e pakëndshme, por vetëm disa njerëz duhet t’jua vjedhin që të ndjehen më mirë, sepse në shpirtin e tyre ka ligësi dhe në venat e tyre ka zili, shumë zili. A i njihni ato kërpudha shumë të bukura estetikisht, por të pangrënshme? E pra, me njerëzit toksikë është e njëjta gjë: ata ju sjellin më afër dhe ju bëjnë të besoni se ata do të jenë të pranishëm për ju dhe pastaj, kur është koha për të vërtetën, ju helmojnë.

Për këtë arsye, ju duhet të shmangni shoqërinë toksike dhe të largoheni nga individët që nuk ndajnë lumturinë tuaj. Nëse mendoni për këtë, ata që nuk janë të lumtur për sukseset tuaja nuk ju duan vërtet dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.

Ne e duam ndarjen e lajmit të mirë me njerëzit që njohim, duke e ngopur dikë me shpresat tona ose duke i njoftuar ata për faktin se ne kemi gjetur vendin tonë në botë. Dhe e bëjmë përmes rrjeteve sociale, me telefon, me e-mail, me këngë ose me mijëra mënyra të tjera.

Për këtë arsye nuk arrijmë të kuptojmë pakënaqësinë e disa gjesteve që nuk e miratojnë gjendjen tonë të gëzuar: ne do të prisnim një buzëqeshje, një përqafim, një “është fantastike, urime!” A ka ndodhur ndonjëherë me ju? Në ato momente, drita që na bëri të shkëlqejë, bëhet e paqartë dhe emocioni humbet sepse nuk gjen një reagim vlerësimi.

“Jam e lumtur që ti je e lumtur për faktin që unë jam e lumtur që ti je e lumtur”

Paul Auster

Kur disa episode përsëriten disa herë, arrijmë në përfundimin se lumturia është ngjitëse vetëm për ata që e lënë veten të infektohen prej saj: ndodh që paqja jonë e brendshme shkakton siklet tek të tjerët, por kjo nuk ka të bëjë fare me ne, por me menaxhimin e emocioneve të tyre.

Është errësira e tyre që dëmton dritën tuaj

Njerëzit që e urrejnë dritën tonë janë si dhëmbët e pjekurisë, dhe ja pse.

Dhëmballët e pjekurisë herët a vonë duhet të dalin dhe ndoshta nuk do e bëjnë në mënyrë harmonike: në fillim nuk të sikletosin, por kur besojmë se jemi mirë, fillojnë të dhembin. Në atë pikë, na ulin moralin dhe na marrin energjitë, kështu që jemi të detyruar t’i heqim, t’I eleminojmë, me qëllim që të mos na komplikojnë jetën. Kur i heqim, çlirimi që përjetojmë është I pakrahasueshëm.

Njerëzit me acar në shpirt dhe të cilët nuk mund ta ngrohin atë, krijojnë një ndikim të barabartë me atë të dhëmballëve të pjekurisë: në një moment në jetën tonë do t’i hasim ata, sepse ato janë pjesë e llojit njerëzor. Sidoqoftë, nuk duhet harruar se dhëmballët e pjekurisë nuk janë aspak të dobishme, por e pengojnë higjienën tonë personale. Vazhdoni të ndriçoni me dritën tuaj dhe mos lejoni që errësira e të tjerëve të pushtojë shpirtin tuaj.

“Nëse e qeshura është ngjitëse, le të bëjmë një epidemi”

 (Pablo Pacanovski)

MeM – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button