Thenie

“Droga, alkooli, idealizmi: të gjitha format e varësisë janë të këqia”. Urtësia e Karl Jungut

Screen Shot 2015-09-19 at 22.20.10

Çdo gjë që na irriton tek të tjerët, mund të na shpjerë drejt kuptimit të vetvetes

Edhe një jetë e lumtur nuk mund të ketë një masë errësire, dhe fjala “e lumtur” do ta humbte kuptimin, nëse nuk do të ekuilibrohej prej trishtimit. Eshtë shumë më mirë që t’i marrësh gjërat ashtu si vijnë, me durim dhe gjakftohtësi

Ne nuk mund të ndryshojmë asgjë, deri kur e pranojmë atë. Dënimi nuk cliron, ai vetëm shtyp

Kush sheh jashtë, ëndërron; kush sheh brenda, zgjohet

Lavjerrësi i mendjes luhatet mes arsyes dhe mosarsyes, jo mes të drejtës dhe të gabuarës

Një grua vecanërisht e bukur, është një burim terrori. Si rregull, një grua e bukur është një zhgënjim i tmerrshëm

Në të gjithë kaosin ka një kozmos, në të gjithë mungesën e rendit, ka në fakt një rend të fshehtë të gjërave

Krijimi i dickaje të re nuk arrihet përmes intelektit, por përmes instiktit, që vepron nga nevoja e brendshme. Mendja krijuese luan me objektet që do

Takimi i dy personaliteteve është si kontakti mes dy substancave kimike: nëse ka një reaksion, të dy ata ndryshojnë

Një burrë që nuk ka kaluar nëpër ferrin e pasioneve të tij, nuk i ka kapërcyer asnjëherë ata

Njeriu i shëndoshë nuk i torturon të tjerët – zakonisht janë pikërisht të torturuarit, që torturojnë

Cdo formë varësie është e keqe, qoftë kjo varësi nga alkooli, droga, apo idealizmi

Fëmijët edukohen nga ajo që i rrituri është, dhe jo nga ajo që thotë

Ne nuk duhet të pretendojmë që ta njohim botën vetëm përmes intelektit. Gjykimi i intelektit është vetëm pjesërisht i vërtetë

Njeriu ka nevojë për vështirësitë; ato janë të domosdoshme për shëndetin

Gjithcka varet nga mënyra si ne i shohim gjërat, dhe jo si ato janë

Neuroza është gjithmonë një zëvendësuese për vuajtjet legjitime

Të gjithë veprat e njeriut e kanë origjinën tek fantazia krijuese. Atëherë, c’të drejtë kemi ne që të zhvlerësojmë imagjinatën?

Tkurrja prej vdekjes është dicka e pashëndetshme dhe jonormale, që na rrëmben neve qëllimin e pjesës së dytë të jetës.

Leave a Reply

Back to top button