Thenie

“Dua t’i shoh njerëzit të çmenden, teksa bëj gjërat që ata nuk i presin”

Thëniet më të bukura nga Drew Barrymore. Duhet t’i lexoni…

“Mendoj se bukuria është ajo që të bën ty të lumtur. Pikë. Njerëzit e lumtur janë të bukur. Ata shndërrohen në një pasqyrë që reflekton gjithë lumturinë që kanë”.

“Unë besoj se ti mund të bëhesh personi që zemra jote ëndërron të bëhesh”.

“Dashuria është zakoni më i rëndë për t’u thyer dhe më i vështiri për t’u kënaqur”.

“Të qenurit i lumtur ka një aspekt luftëtari përbrenda. Duhet të luftosh për të qenë i tillë”.

“Dua t’i shoh njerëzit të çmenden, teksa bëj gjërat që ata nuk i presin”.

“Gjëja ime e preferuar e të qenurit një nënë, është personi më i mirë që të bën kjo gjë në rutinën tënde”.

“Unë lutem të jem si oqeani me valë të qeta, ndoshta me pak dallgë ndonjëherë. Shumë herë më tepër, unë pëlqej qëndrueshmërinë, se sa uljet dhe ngritjet”.

“Unë nuk jam dikush që turpërohet me të shkuarën e tij. Në fakt, unë jam tepër e lumtur për të. E di se kam bërë plot gabime, por ato, në fakt, kanë qenë mësimet e jetës sime”.

“Kur e vendos kokën në jastëk gjatë natës, unë mund të them: “Unë isha një person i mirë sot”. Ky është momenti kur unë ndihem e lumtur”.

“Bukuria është përbrenda. Mua nuk më intereson, nëse ti je personi më tërheqës në planet. Nëse nuk je i mirë përbrenda, kjo gjë do të vihet re. Çdokush nga ne bie në dashuri me një person për anën e brendshme të tij”.

“Unë nuk pendohem për asgjë. Sepse çdo detaj i vogël i jetës tënde është ai që të ka bërë personin që je sot”.

“Në fund, disa nga dhimbjet e tua më të mëdha, bëhen fuqitë e tua më të mëdha”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button