“Tragjedia më e madhe në jetë është se plakemi shpejt dhe piqemi vonë”.
“Duajini armiqtë, pasi ata jua vënë në dukje fajet tuaja”.
“Nuk ka ekzistuar ndonjëherë një luftë e mirë, apo një paqe e keqe”.
“Mos e lër asnjëherë për nesër, diçka që mund ta bësh që sot”.
“Duke mos u përgatitur për diçka, ti e përgatit veten të dështosh”.
“Luftë është kur qeveria të tregon se kush është i ligu. Revolucioni është kur vendos vetë për veten”.
“Tri veta mund ta mbajnë një sekret, nëse dy prej tyre kanë vdekur”.
“Më thuaj dhe do ta harroj. Më mëso dhe do ta mbaj mend. Më përfshi dhe do të mësoj”.
“Çdo shoqëri që heq dorë nga pak liri për të përfituar pak siguri, nuk meriton asnjërën nga të dyja”.
“Koha e humbur nuk gjendet më sërish”.
“Kujtohu jo të thuash gjithmonë gjënë e duhur në vendin e duhur, por akoma më vështirë, të mos thuash gjënë e gabuar në momentin e duhur”.
“Një investim në dije ka interesin më të lartë”.
“Pa rritje dhe progres të vazhduar, fjalë të tilla si vetëpërmirësimi, arritjet dhe suksesi, nuk kanë kuptim”.