Psikologji

“Duhet të ndihemi me fat, sepse ndërkohë që plakemi, duhet të kuptojmë se shpirti rinohet”

Monica Bellucci aktualisht është 57 vjeçe dhe është një nga aktoret më të njohura të kinematografisëitaliane dhe botërore. Nëse ka diçka që bie në sy në gjithë jetën dhe karrierën e saj, është se aktorja ështëplakur pa kërkuar lejen e askujt, ama duke shkaktuar shumë fjalë e zemërim në radhët e personave qëkanë dalë kundër plakjes. Ajo ka guxuar të ecë në tabetin e kuq pa hezitim, dhe krejtësisht e painteresuar për mendimin e të tjerëve, me fytyrën dhe trupin e saj të bukur, edhe pse me rrudha.

Bellucci është shprehur hapur se dëshiron të plaket në mënyrë të qetë dhe se nuk i pëlqen të ketë përherëpamjen e një femre të re në moshë. “Unë nuk jam e fiksuar për pamjen e jashtme. Kam qenë përherë njëfemër e mbushur, asnjëherë tepër e dobët. Kjo është zgjedhja ime. Unë dëshiroj të plakem në mënyrë tëqetë”, është shprehur ajo.

Kur je 50 apo 60 vjeçe, nuk ke të njëjtat dëshira dhe nevoja, sikurse kur je 20 vjeçe. Në moshë të madhe,ti sheh të hyjë në dhomën tënde fëmija yt, dhe kurrsesi s’mund të pretendosh të dukesh si vajza jote. Mosha ta ndryshon komplet perspektivën. Të parët vijnë fëmijët, më pas vijmë ne”, ka shtuar aktorja e famshme italiane.

Ama jeta është e përbërë nga momente të ndryshme. Kur je shumë e rë, ke atë që në Francë quhet “la beaute’ du diable”, bukurinë e djallit, e cila është natyrale, është bukuria e rinisë. Por jeta vazhdon dhe fiziku ndryshon. Duhet ta pranojmë këtë gjë dhe të mos përpiqemi të dalim kundër natyrës. Përkundrazi, duhet të ndihemi me fat, sepse ndërkohë që plakemi, duhet të kuptojmë se shpirti rinohet”, ka thënëMonica Bellucci për revistën “Style”.

Back to top button