Për ata që janë në dietë ka një tabu që duhet thyer. Jo gjithçka që hamë edhe pse është tejet e kontrolluar sillet ashtu siç do të donim ne. Nuk flasim vetëm për përbërës që duhet të heqim nga dieta, por edhe për ato ushqime të gatuara ose të kombinuara që transformohen në armiq të vërtetë. Kombinimet janë të rëndësishme sepse ushqimi jo gjithmonë është i njëjtë, por varion nga mënyra se si na sillet, si gatuhet edhe me çfarë lidhet. Një shembull konkret është fasulja, një produkt diuretik, i varfër në natrium dhe lidhet mjaft mirë me mishin, por nëse do ta shoqëronim me peshkun sasia e shumtë e kripërave do të sillte një kontraksion të diurezës (tkurrje e aftësisë për të urinuar) me pasojë retensionin hidrik (mosurinim). Shkakton probleme edhe me gjumin për shkak të aktivizimit të tepërt të tiroides. Ja disa këshilla për të shmangur surpriza të pakëndshme:
Evitimi i karboidrateve nuk është banalitet. Kur zgjedhim të hamë një pjatë të parë duhet të evitojmë bukën dhe frutat. Gjithashtu duhet të evitojmë perime të gatuara si karrotat, finokët, qepët dhe bishtajat. Këto perime, kur janë të pa gatuara kanë efekte diuretike, por të gatuara transformojnë fruktozën në glukozë dhe kështu bëhen akoma më shumë të sheqerosura. Nëse do të konsumojmë një pjatë makarona, finokë të gatuar dhe fruta do të jemi të ngarkuar plot me karbohidrate.
Pjata të thjeshta. Është më mirë që ushqimet të jenë të ndara sepse bashkë ka rrezik të rrisin sasinë e kriprave minerale, p.sh kaprezja është një bombë. Mund të konsumohet, por më pas është më mirë të bëhet stërvitje. Nëse e hani pa bukë dëmi ka filluar. Mëlçia nuk i merr dot karbohidratet dhe nuk punon si duhet, por këto i gjen nga indi më i lehtë për t’u shkatërruar që është muskuli.
Kujdes nga domatja. Ajo shkon mjaft mirë me peshkun që ka humbur kripën në ujë. Domatja nuk shkon me djathrat e stazhonuar, të cilët duhet të evitohen në kombinime me çdo lloj perime të freskët. Preferohet më mirë e gatuar sepse është e pasur në hekur, e kombinuar me çikore, spinaq, lakrat jeshile, argjinaret. Nëse doni të ulni kriprat në perime këshillohet për ta zhytur fillimisht në ujë të freskët dhe më pas në zjarr.
Djathi është më i lehtë për t’u kombinuar.Vetëm djathi parmixhano ka një ekuilibër kriprash të veçantë. Prandaj në këtë rast mund të propozohet në sallata. Vakti diuretik perfekt: 50 gramë parmixhano, selino ose spinaq i freskët, ose karpacio lulelakre, ose argjinare e freskët ose fasule. Në fund 50 gramë bukë dhe ndonjë fetë ananas.
Si të konsumohet akullorja. Për ata që nuk vuajnë nga hiperglicemia një akullore e mirë mund të zëvendësojë drekën. Sasia e duhur është 250 gramë, mund të hahet edhe mbasdite. Duhet të jetë pak më e vogël që të shmangim një rënie të sheqerit, por darka duhet të jetë me bazë proteinash, mish ose peshk me pak me bukë ose fruta.
Rregulli i kombinimeve. Pjatat dhe kombinimet detoks nuk funksionojnë nëse bëhen shumë shpesh. Duhet të ndërthuren me vakte normale dhe të mjaftueshme për të mbajtur dietën.
Çfarë perimesh duhen zgjedhur për mishin. Mishi i kuq kombinohet me perimet e freskëta. Nëse mishi është i bardhë mund ta kombinojmë me perimet e gatuara, por gjithmonë me fruta.
Jo ky lloj kombinimi me peshkun. Me peshkun më mirë të evitojmë fasulet dhe perimet me gjethe të gatuar si spinaqi, çikorja ose panxhari sepse rritin kripërat minerale dhe mund të provokojnë retension urinar.
Para se të hani picën. Ky lloj ushqimi bashkon si karbohidratet ashtu edhe kriprat e shumta. Nuk duhen nënvlerësuar problemet e tretjes me majanë dhe pjekjen shumë të shpejtë. Nuk është një ushqim i rekomanduar për dietat dobësuese. Nuk shoqërohet me birrën dhe frutat për të mos rritur sasinë e karbohidrateve. Më mirë me një gotë verë. / Bota.al