“Gjatë ditës, im atë më mësonte rëndësinë e lekëve në shtëpi. Më mësonte se edhe nëse sillja pak para, prapë ato ishin të rëndësishme. Ndërkohë gjatë natës, nuk flinte pasi i dukej si një ndëshkim nga Zoti qëjetonim një jetë mjerane. Kam parë mamanë time të bënte punë mizore, por njëkohësisht edhe bamirëse. Asnjëherë nuk më ka munguar gjë. Inati im dhe ambicia ime kanë lindur nga poshtërimet. Ato çfarë i kanë bërë familjes sime, më kanë shndërruar në personin që jam sot.
Ime më ka jetuar për të tjerët, dilte rrugëve për të ndihmuar prostitutat të shpëtonin, ndërkohë që vetërrezikonte shumë më tepër. Ajo mbante në shtëpinë tonë fëmijët e familjeve në vështirësi të mëdha ekonomike, edhe kur ne ishim në kushte të vështira. Por unë ndihem i lumtur që falë atyre që kemi kaluar, unë jam këtu ku jam.
Emri im është bërë i famshëm në momentin që më kanë parë të flija në një makinë, të jetoja në një hotel të lënë pas dore në Boçea, apo të kisha frikë për nënën time. Ndihem i gëzuar, kur arrij të bëj diçka për njerëzit që kanë nevojë, ndër ta edhe për miqtë e rritur me mua që nga fëmijëria. Ata kanë qenëprotagonistë të historive të mia të vërteta dhe të suksesit tim”. – Achille Lauro
Nëse ka diçka për të cilën duhet të jemi përherë mirënjohës, ato janë sakrificat e prindërve për të na rritur me kushtet që kanë pasur mundësi të na siguronin. Sigurisht që i gjithë brezi i prindërve tanë kanë bërëmaksimumin për ne, pasi vinin nga një kohë me vështirësi të mëdha dhe nuk donin të na rrisnin me po ato vështirësi. Ndaj, duhet t’u jemi përjetësisht mirënjohës për çdo sakrificë që kanë bërë dhe nga ana tjetër, sapo të mundemi, duhet t’ua shpërblejmë atyre gjithë mundimet e bëra. S’duhet padyshim të harrojmëedhe të jemi mirënjohës, sikurse e shpreh këngëtari Achille Lauro, për çdo person që na ka qëndruar pranë dhe ka qenë dëshmitar e mbështetës yni në çdo vështirësi të kaluar. Vështirësitë na bëjnë më tëfortë, ama modestia dhe mirënjohja janë ato që na japin më tepër vlera.