Psikologji

“Duke e vënë dikë në siklet, nuk ke për t’u bërë njeri më i mirë”. Do të reflektoni gjatë nga kjo histori

Pasi kisha pastruar dhe sistemuar shtëpinë, vëllai im më ka telefonuar duke më thënë: “Unë dhe gruaja ime do të vijmë të takojmë”. Më kapi paniku, shkova në kuzhinë të gatuaja diçka për ta dhe nuk kisha asgjë për t’u shërbyer. Kërkova shumë dhe ajo çfarë gjeta, ishin disa portokalle. Kështu që u përgatita dy gota me lëng portokalli.

Kur erdhi vëllai me gruan e tij, u surprizova. Bashkë me ta ishte dhe vjehrra e tij, e ëma e nuses, e cila po vinte për të më vizituar për herë të parë. Kështu që i vendosa dy gotat me lëng portokalli përpara kunatës dhe të ëmës së saj, kurse përpara vëllait vendosa një gotë me ujë, duke i thënë: “E di që të pëlqen Sprite”. Ai e piu gotën e ujit, sigurisht që e kuptoi që ishte ujë. Pastaj vjehrra e tij më tha: “Dua dhe unë pak Sprite. Mund të më sjellësh një gotë?”.

Po qëndroja para tyre shumë në siklet, por vëllai më shpëtoi duke thënë: “Të sjell unë”. Ai shkoi në kuzhinë dhe dëgjuam të thyhej diçka e qelqtë. Ai u kthye duke i thënë vjehrrës: “Më vjen shumë keq, por m’u thye gota me pjesën e fundit të Sprite. Po shkoj të të ble në dyqan një”. Vjehrra e refuzoi dhe i tha se nuk ishte e nevojshme.

Në fund, kur po iknin dhe po më përshëndesnin, vëllai im më përshëndeti, më futi disa lekë në duar dhe më tha: “Mos harro të pastrosh Sprite që derdha në kuzhinë, sepse nga nxitimi e lashë dyshemenë pa pastruar”. Dhe pastaj, u përshëndetëm me shumë dashuri.

Ajo që mësova në atë ditë ishte se, kur je në një pozicion më të favorshëm, përdore atë për të ndihmuar njerëz të tjerë të dalin nga situatat e vështira. Duke e vënë tjetrin në siklet, nuk ke për t’u bërë njeri më i mirë. Vëllai më nxori nga vështirësia përpara dikujt që po më vizitonte për herë të parë, por në vend të tij mund të kishte qenë kushdo tjetër. Situata mund të ishte ndryshe, por mesazhi mund të ishte i njëjtë. Ndaj, bëni mirë sa herë që keni mundësi.

Back to top button