Jo thjesht për arsyen se u luftuan në të njëjtin shekull, disa historianë i shohin dy konfliktet botërore, një kapitull të dytë të Luftës Tridhjetë Vjeçare (si ajo që u luftua në Europë mes viteve 1618 dhe 1648), që nisi me shpërthimin e Luftës së Madhe në vitin 1914 dhe përfundoi në 1945, me dorëzimin e Gjermanisë. Edhe pse jo të gjithë bien dakord me këtë interpretim, që u propozua që menjëherë pas luftës, në fakt mes dy konflikteve ekzistojnë, përtej ndryshimeve teknologjike, taktike e ideologjike, edhe disa analogji të pamohueshme: të dyja ishin luftëra “totale”, që përfshinë dhe patën viktima si ushtarë edhe civilë, dhe “botërorë”, pra të lindur si përplasje mes fuqive europiane dhe më pas të shtrira në nivel planetar.
Jo vetëm kaq: në të dy rastet, SHBA patën një rol vendimtar, edhe pse hynë në luftë në një moment të dytë, dhe në përgjithësi protagonistët, reshtimet dhe fituesit ishin pak a shumë të njëjtët, me përjashtim të Perandorisë Austro-Hungareze, që pushoi së ekzistuari në 1918, dhe kalimin në frontin e kundër të Italisë e Japonisë, në krah të Gjermanisë gjatë konfliktit të dytë./bota.al