Shkence

E ardhmja e eksplorimit: Nasa lëshon një satelit meteorologjik të një gjenerate të re

Pas një sërë provash, këtë të shtunë, Nasa hodhi në hapsirë një satelit të ri të hartuar për të monitoruar klimën përreth botës dhe për të përmirësuar parashikimet meteorologjike. Sateliti quhet “sistemi i satelitit polar 1” (JPSS-1) dhe është një project i Nasës dhe i administrimit kombëtar oqeanik dhe atmosferik (NOOA) që sjell informacione dhe parashikime meteorologjike. Sateliti u lëshua nga një raketë Delta II që nga baza e Vandenbergut të forcave ajrore në Kaliforni në orën 01:47 të mëngjesit të së shtunës. Ai do të orbitojë tokën 14 herë çdo ditë, nga një pol në tjetrin me një distancë prej 824 kilometrash mbi planet dhe do të ketë një mbulim global të plotë dy herë në ditë, – shprehet Nasa. Ky satelit është i pari nga një seri prek 4 të tillësh, meteorologjikë operacionalë të një gjenerate të re të Noaa-s. Ka si qëllim parashikimin dhe monitorimin ambjental. JPSS-1 ka një seri instrumentesh të avancuara të dizenjuara për të kryer matje globale në kushte atmosferike, tokësore, detare që nga temperaturat mbi sipërfaqen e detit, hirin vullkanik, intensitetin e uraganëve dhe shumë më tepër, – shprehet Nasa. Në këtë mision u lëshuan edhe 4 satelitë të vegjël të quajtur Cubesats (në formën e kubeve) që u përkasin 4 universiteteve amerikane dhe do të vendosen në orbitë në momentin që sateliti do të hyjë në hapsirë. Lëshimi i këtij sateliti kishte dështuar më parë, dy herë, për shkak të erërave dhe problemeve të tjera teknike. / Burimi: prensa.com / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button