Thenie

“E bukur mund të jetë edhe fytyra e një të moshuare 90 vjeçare plot me histori dhe emocione”

Në këtë artikull ju sjellim disa nga thëniet më të bukura nga aktorja e mirënjohur Penelope Cruz. Shpresojmë t’i pëlqeni.

“Përkufizimi im i bukurisë është pa rregulla. Mund të jetë edhe fytyra e një të moshuare 90 vjeçare, që është plot me histori dhe emocione.  Bukuria është çfarë komunikojnë sytë e dikujt”.

“Nuk mund ta jetosh jetën duke e parë veten nga këndvështrimi i dikujt tjetër”.

“Çdo marrëdhënie përfundon, derisa ndoshta do të gjesh një që do të zgjasë përgjithmonë”.

“Unë nuk e di nëse besoj tek martesa. Unë besoj tek familja, dashuria dhe fëmijët”.

“Gjëja më e vështirë është ta nisësh karrierën duke treguar vetëm pamjen tënde, dhe më vonë të mundohesh të bëhesh një aktore serioze. Askush nuk do të marrë seriozisht, sidomos pasi të të etiketojnë si femra e bukur”.

“Dua që të mbahem mend si dikush që e respektonte integritetin e saj si një artiste dhe si një person. Nuk dua të përkufizohem vetëm me diçka të vetme”.

“Çdo grua është një sekret i mbuluar me fustan”.

“Unë e kam parë gjyshen time të plaket dhe nuk ka gjë më të bukur. Çdo rrudhë në fytyrën e saj tregonte një histori. Edhe unë dua të dukem ashtu pas 30 vjetësh. Do ta preferoja gjithmonë atë lloj bukurie origjinale, përpara bukurisë së bërë vetë me shumë ndërhyrje”.

“Të gjitha klishetë se duhet të kesh fëmijë dhe të bëhesh nënë, janë të gjitha të vërteta. Dhe të gjitha ato lidhen me gjënë më të bukur që mund të përjetosh ndonjëherë”.

“Është gjë e mirë të plakesh, sepse edhe kur je e moshuar, prapë nuk ke vdekur. Dhe kur unë të plakem, dua të jem krenare për atë gjë, mos të gënjej dhe as të përpiqem ta luftoj”.

Back to top button