Kinema & TV

E dini pse filmi “Psycho” u xhirua në bardhë e zi?

Alfred Hitchock përdori teknikën e bardhë e zi në mënyrë që trilleri të mos rezultonte tejet makabër, dhe në këtë mënyrë të shmangte censurën amerikane, e cila ishte shumë e rreptë mes 1959 dhe 1960, gjatë kohës së xhirimeve. Gjithnjë për të mos nxitur censorët, skena e famshme e dushët, që zgjat vetëm 45 sekona, kërkoi 7 ditë punë: xhirimet u bënë nga 72 kënde të ndryshme, dhe u montuan në 35 kuadratura shumë të shpejta, që e bënë momentin ankthndjellës, por pa patur nevojë për të parë thikën të futej në trupin e aktores.

Janet Leigh, që për këtë interpretim fitoi në Golden Globe, deklaroi: “Psycho më ka bërë lëkurën ujë. Kam qenë në atë dush për shtatë ditë. Të paktën Hitchock kërkoi që uji të ishte i nxehtë”.

Ishte më i lirë nga censura regjisori amerikan Gus Van Sant, që në 1998 vendosi të nderojë këtë vepër duke e ribërë me ngjyra. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button