Mistere

E djela e trishtë – kënga që shkaktoi qindra vetëvrasje

 

Screen Shot 2016-03-27 at 09.14.52

Muzika mund të ketë një ndikim të thellë mbi psikologjinë dhe emocionet e njeriut, por a mund çojë një këngë në shkaktimin e më shumë se 100 vetëvrasjeve? “Gloomy Sunday” (E djela e trishtë), e shkruar në vitin 1932 nga pianisti dhe kompozitori hungarez Rezső Seress, u mbiquajt si Kënga Hungareze e Vetëvrasjes, ndoshta për arsye të mira. Ajo është fajësuar se ka patur lidhje me shumë vetëvrasje, se çdo këngë tjetër në histori.

Në tekstin original të këngës, shkruar nga poeti lirik Lazlo Javor, këngëtari i kërkon të dashurës e tij të vdekur t’i bashkohet në funeralin e tij të planifikuar. Kënga duket se aludon për vetëvrasje, pasi ai dëshiron të jetë me dashurinë e tij në jetën e përtejme, dhe duket se po ndërhyn me duart e veta për të arritur atje. Kënga u publikua në gjuhën angleze në vitin 1936 me tekst të rishikuar nga Rejs M. Ljuis.

Kenga origjinale:

Ky variant qartazi i referohet vetëvrasjes:

E trishtë është e djela, me hijet që i kaloj të gjitha
Zemra ime dhe unë kemi vendosur t’i japim fund të gjithave

Së shpejti do të ketë qirinj, dhe lutjet që e di se janë të trishtuara
Le të mos qajnë, le ta dinë se jam i lumtur që po shkoj

Fakte dhe trillime
Historia përreth “Të djelës së zymtë” është bërë disi një legjende, e zbukuruar në një masë të caktuar. Shumë nga detajet nuk janë të verifikueshme. Megjithatë, kënga dhe historia janë publikuar gjerësisht në gazeta dhe revista të njohura, për lidhjen e saj të frikshme të supozuar me shumë vetëvrasje. Vdekjet
Të paktën 18 vdekje të shkaktuara nga vetëvrasjet në Hungari, janë raportuar se kishin lidhje të ngushta me këtë këngë. Në artikullin e “TimeMagazine”, “Muzika: Kënga e Vetëvrasjes”, të publikuar në 30 mars të vitit 1936, përshkruhen një numër vetëvrasjesh. Një këpucar hungarez me emrin Jozef Keler la një shënim në skenën e vetëvrasjes së tij, duke cituar disa vargje nga “E djela e trishtë”.

Disa trupa u gjetën në Danub, me duart e tyre që shtërngonin shtrëngon fletët muzikore të kësaj kënge. Dy njerëz qëlluan veten, teksa qene duke dëgjuar një grup muzikor që luante këtë kënge, dhe të tjerë u gjetën njerëz u vetëvranë duke e dëgjuar atë. Përfundimisht kënga u ndalua në Hungari. Megjithatë, raportet nuk qenë të izoluara vetëm në këtë vend.

Në vitin 1930, si revista “Time” ashtue dhe gazeta “New York Times” raportuan mbi disa vetëvrasje dhe tentativa vetëvrasjesh në SHBA, të lidhura me të “Të djelën e trishtë”. Kënga u ndalua të transmetohej në radion britanike BBC deri në vitin 2002, dhe sipas disa raporteve, radio të caktuara në SHBA refuzuan ta transmetojnë këtë këngë, nga frika se mund të ishin disi përgjegjëse për këto vetëvrasje.

Legjenda i referohet më shumë se 100 vetëvrasjeve që rezultojnë nga joshja që ofron kënga “E djelë e trishtë” për në “botën tjetër”. Shumë histori të tjera vetëvrasjesh për shkak të kësaj kënge, mund të gjenden të shpërndara nëpër internet. Njëra prej tyre tregon për një vajzë në Vjenë, e cila u vetëmbyt ndërsa kishte kapur në dorë fletën e muzikës së këngës. Një tjetër përshkruan një grua në Londër e cila e dëgjonte këngën në mënyrë të përsëritur, dhe u vetëvra me një overdozë droge.

Një klimë për vetëvrasje
Depresioni i Madh kishte filluar, dhe normat e vetëvrasjeve arritën kulmin në SHBA dhe Hungari. Përveç kësaj, kishte rifilluar vala e antisemitizmit në të gjithë Evropën. Ai nuk e mbante mend se kur e kishte kompozuar “E djela e trishtë”, por Rezso Seres më vonë do të internohej në një kamp nazist në Ukrainë. Ai i mbijetoi burgimit, por nëna e tij jo. 

Para se të bëhej muzikant, Seres kishte humbur karrierën e tij si një interpretues cirku për shkak të një lëndimi. Ajo shkaktoi atmosferën e përsosur që Seress të shkruante “E djela e trishtë”. Dhe ai veproi kështu duke vënë zemrën dhe shpirtin, pikëllimin dhe zhgënjimin e tij në atë kompozim. Seress e kompozoi këngën sipas çelësit të trishtë muzikor në C minor, dhe vetëm muzika thuhej se ishte e mjaftueshme për ta bërë një person jashtëzakonisht depresiv apo të kryente vetëvrasje. Pastaj erdhi lirika e pashpresë në krye të muzikës. Historia vazhdon se Lazlo Javor qe ndarë kohët e fundit me të fejuarën e tij, dhe zemërthyerja e tij ka shërbyer si frymëzim për ta shkruajtur të pikëllueshmen “E djela e trishtë”. Seres përfundimisht ra në depression, dhe u hodh nga dritarja e apartamentit të tij në Budapest në moshën 69-vjeçare. Megjithatë, ai la një mesazh:Unë qëndroj në mes të këtij suksesi vdekjeprurës si një njeri i akuzuar. Kjo famë fatale më lëndon. Kam qarë të gjitha zhgënjimet e zemrës sime në këtë këngë, dhe duket se të tjerët me ndjenja si të miat gjetën lëndimet e tyre në të”.

Nxitje për të reflektuar
Përgjatë viteve janë shkruar shumë këngë të trishtuara. Gjithashtu janë shkruar shumë këngë që nuk ishin të trishtuara, por që mund të kishin lidhje me vetëvrasjen.

Shumë prej tyre janë bërë përgjegjëse për shkaktimin e vetëvrasjeve. E megjithatë shumica e tyre qenë incidente të izoluara. Por pse atëherë “E djela e trishtë” është cilësuar si më kënga që ka provokuar më shumë vetëvrasje në histori?

A është kjo për shkak se dy njerëz, secili duke vuajtur nga problemet e veta të thella, e përcillnin dëshpërimin e tyre personal tek dëgjuesit e brishtë përmes këngës “E djela e trishtë”? Po të mos qe për këtë këngë, a do të kryenin këta individë depresivë vetëvrasje, apo ishte vetë kënga që i shtyu në humnerë? A mundet që “E djela e trishtë” të jetë krijuar si një kombinim perfekt i elementeve për një vetëvrasje të mirëpritur? Tek e fundit, në dëshpërimin e humbjes me anë të vdekjes një të dashuri, ndoshta dëgjuesi gjen mirënjohje dhe ngushëllim. Tek ideja e vetëvrasjes dhe ribashkimi me të dashurin në “botën tjetër”, një person gjen ngushëllim e shpresë.

Bashkimi i këtyre elementeve, me një mjedis të zymtë ekonomik dhe politik, krijoi ndoshta një koktej të përsosur për vetëvrasje masive. Është thuajse shumë depresive për të menduar mbi të. Sikurse ka thënë poeti amerikan Alfred Lord Tennyson: “E ëmbël është dashuria e vërtetë që shkon dëm, dhe e ëmbël është vdekja që heq dhimbjen”.

Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button