Zgjedhjet që bëjmë në jetë, na përkasin vetëm ne. Jemi ne që vendosim kur duam të njohim dikë, kur duam të lidhemi apo të ndahemi me atë person. Ama shpesh vendimet që marrim, janë të lidhura ngushtëedhe me shenjën tonë të horoskopit. Çdo shenjë, sipas yjeve, ka një arsye se pse e ka të vështirë të krijojëlidhje të qëndrueshme. Më poshtë do të mund të lexoni shpjegimin për çdo shenjë horoskopi.
Dashi: Je person i zhurmshëm, do të biesh në sy që në takimin e parë me dikë tjetër. Ama kjo karakteristikë i bezdis të tjerët.
Demi: Kërkon perfeksionin, kërkon që personi që njeh të ketë çdo karakteristikë që ti dëshiron, gjë qëështë e pamundur.
Binjakët: Jeni persona të lëkundur. Luhatjet e personalitetit tuaj bëjnë që personat e tjerë të mos ju marrin shumë seriozisht.
Gaforrja: E ke të vështirë të hapesh për ndjenjat e tua, preferon të mbash përbrenda gjithçka që ndjen dhe kjo gjë i distancon të tjerët.
Luani: Ti je në kërkim të një personi që do të dojë më tepër nga sa e do veten tënde, ama një gjë e tillëështë tepër e vështirë. Ti e di, por sërish këmbëngul.
Virgjëresha: Je person i turpshëm dhe nuk hapesh shumë në takim me një person të ri. Mbi të gjitha, kërkon që personi përballë të ndryshojë sipas kritereve që ti ke, por kjo gjë i distancon të tjerët.
Peshorja: Të pëlqen të flirtosh me të gjithë. Edhe nëse je me një person që po e njeh më tepër se sa thjesht për shoqëri, ama përballë mund të kesh dikë më të mirë, ti nis të flirtosh.
Akrepi: Të pëlqen t’i vendosësh të tjerët në siklet. Në grupin shoqëror, gjithçka që mendon, përfshirë edhe kritikat, e thua menjëherë. Ama disa herë duhet të mbash disa rezerva brenda vetes.
Shigjetari: Të pëlqen që personi përballë të flirtojë me ty, po aq sa ti me të. Nëse personi tjetër, nuk tëduket flirtues që në takimin e parë, ti nuk i kushton më vëmendje për ta njohur më tepër.
Bricjapi: Je tip që i merr gjërat shumë seriozisht, aq sa edhe në takimin e parë qëndron serioz. Mirëpo ky aspekt personaliteti ndonjëherë i tremb dhe i distancon personat që ti del në takime.
Ujori: Ju prisni gjithçka nga personi përballë. Nuk hapni shpesh tema diskutimi, apo të flisni për ngjarjet e jetës suaj. Mirëpo kështu personi tjetër mendon se po ju bezdis dhe distancohet nga ju.
Peshqit: Përgjithësisht jeni njerëz që ju pëlqen të rrini vetëm dhe prania e të tjerëve ju vendos në siklet. Duhet të përpiqeni të jeni më ekstrovertë, në të kundërt do t’i distanconi personat e tjerë.