“Mos imito hapat e të tjerëve. Ji vetvetja, bëj çfarë mendon si gjënë e duhur për të bërë dhe puno fort. Njerëzit e duhur – ata që duhet të qëndrojnë në jetën tënde – do të vijnë tek ti dhe do të qëndrojnë”. – Will Smith
“Nëse je mjaftueshëm me fat për të qenë i ndryshëm nga të tjerët, mos e ndrysho kurrë këtë gjë”. – Taylor Swift
“Nëse gjithçka do të ishte perfekte, nuk do të mësoje dhe nuk do të rriteshe asnjëherë”. – Beyonce
“Nuk ka rëndësi se sa i talentuar je, jo të gjithë do të pëlqejnë. Por kjo është jeta, thjesht qëndro i fortë”. – Justin Bieber
“Muzika ka veti shëruese. Ajo e ka aftësinë t’i largojë të tjerët nga vetvetja për disa orë”. – Elton John
“Suksesi sipas meje, është të bëj gjërat për të cilat jam vërtet krenare”. – Dua Lipa
“Unë kam lindur për të bërë gabime, jo për të imituar sikur jam perfekt”. – Drake
“Eksperiencat e mia më kujtojnë se janë ato re të zeza që nganjëherë i bëjnë qiejt blu edhe më të bukur”. – Kelly Clarkson
“E di që njerëzit po flasin për peshën time, por nuk kam për të rënë në peshë, thjesht sepse ata nuk e pëlqejnë mënyrën se si dukem”. – Adele
“E kupton se e do kur e lë të largohet”. – Passenger