Letersi

E mrekullueshme! “Mbi krenarinë në një ndarje”, fjalët prekëse të Charles Bukowskit

“Ai nuk do të thotë më “Mirëmëngjes”,
apo “Natën e mirë”.
Nuk do të pyesë më si je apo çfarë po bën.
Nuk do të thotë se i mungon,
se të mendon,
se je e bukur.
Nuk do të vijë më atje ku ti
i kishe thënë se do të ishe gjithmonë.

Sepse as ti nuk do i shkruash më.
Nuk do i thuash “Mirëdita”, e as do i shprehësh ndjenjat e tua,
mesazhet e tua nuk do e zgjojmë më në mëngjes.

Nuk do t’i thuash se të mungon,
apo se po shkon të bësh pazarin,
as që po pastron shtëpinë, apo që po dëgjon
të njëjtën këngë dhjetëra herë.

“Nuk e di se, asnjëherë, nuk do të mësohesh me mungesën e tij
dhe se një pjesë e jotja do i përkasë atij.

Heshtja është e vetmja gjë që do të mbetet.
Një heshtje shurdhuese që nuk do të dish të deshifrosh,
por me të cilën duhet të mësohesh”.

Back to top button