Familja e Dwayne, sot i njohur me emrin artistik The Rock, nuk kishte çfarë të hante për Ditën e Falenderimeve, e cila është një festë zyrtare në SHBA. Ata luteshin që dikush t’i ftonte për të ngrënë bashkë me ta në darkën e asaj feste zyrtare. I ati i tij bënte mundje për të siguruar mbijetesën e anëtarëve të familjes. Edhe gjyshi i tij bënte po të njëjtën gjë, ndaj dhe The Rock u rrit me figura të tilla, të cilat i shihte si heronj. Mirëpo, mundjet nuk i siguronin dot mjaftueshëm të ardhura…
Një ditë, ata po ktheheshin në shtëpi dhe panë të ngjitur në derën kryesore një njoftim që u thoshte se duhet të largoheshin nga shtëpia. Nuk kishin paguar qeranë për muaj me radhë. E ëma e tij nisi të bërtiste e përlotur: “Ku do të jetojmë ne tani?”. Pas asaj ngjarjeje, prindërit e The Rock u ndanë. Pa shtëpi dhe pa babanë e tij pranë, aktori që ne njohim sot, u ndje krejtësisht i pashpresë…
Në gjimnaz ai filloi të luante futboll. Notat e tij ishin vërtet të larta dhe ndaj u pranua në Universitetin e Majamit. Më vonë, The Rock u zhvendos në Kanada për të luajtur me një skuadër profesionistësh, por u përjashtua prej saj pas dy muajsh, duke u lënë i papunë dhe totalisht i rrëzuar moralisht. Në atë kohë, ai kishte vetëm 7 dollarë në xhep. Kjo ishte periudha më e rëndë e jetës së tij. Shkoi në apartamentin e të ëmës dhe, i përlotur dhe pa asnjë plan përpara në jetë, u kthye në traditat e familjes së tij, ërestling (mundjet). Shkoi të kërkonte më vonë të atin e tij që ta trajnonte dhe ai nuk pranoi në fillim, por kur pa se sa i vendosur ishte The Rock, pranoi.
Vullneti dhe përqendrimi e bënë të fitonte 7 kampionate mundjesh. Emri që siguroi në këtë sport, bëri që shumë kompani kinematografike të interesoheshin më tepër rreth tij dhe ta përfshinin në filmat e tyre. Emri i tij i vërtetë është Dwayne Johnson, por të gjithë e njohin me emrin artistik të tij, The Rock. Kjo është historia e vërtetë e tij…
“Suksesi nuk ka të bëjë gjithmonë me madhështinë. Ka të bëjë me vendosmërinë. Vendosmëria dhe puna e fortë bëjnë që të sigurohet suksesi. Madhështia vjen menjëherë pas tij”.