Elizabeth Taylor njihet si një nga femrat më të bukura dhe më të famshme në botën e kinematografisë, aq sa shpesh identifikohet si Kleopatra. Në aspektin personal, Taylor është përfolur shpesh për historitë e saj të martesave dhe divorceve, një nga të cilat ka qenë edhe ajo me Richard Burton. Me Burton, Taylor u martua dhe u nda dy herë, saqë publiku filloi të mendonte se dashuria e vërtetë e Taylor ishte pikërisht Richard Burton. Këto janë dy nga letrat që ata kanë këmbyer bashkë.
Elizabeth Taylor për Richard Burton:
“I dashur (ende) burri im,
Sa do doja të të tregoja dashurinë që ndiej për ty, frikën, dëshirën e brishtë e kafshërore – (me ty) – xhelozinë time, krenarinë, inatin tim ndaj teje ndonjëherë. Të gjithë dashurinë time për ty, dhe dashurinë që ti shpalos për mua – do doja të shkruaja për të gjithë këtë, por nuk mundem. Gjithë çfarë mund të bëj, është të ziej përbrenda, e të shpresoj që ta kuptosh si ndihem në të vërtetë.
(Ende) Gruaja jote.
P.S. Oh dashuri, mos na lër më kurrë ta marrim njëri-tjetrin për të mirëqenë!
P.P.S. 10 vjet nuk janë pak!
Ndërkohë Richard Burton shkruan për Elizabeth Taylor:
“E dashur (ende) gruaja ime,
Sytë e mi të verbër janë duke pritur dëshpërimthi për shikimin tënd. Ti sigurisht nuk e kupton se sa e bukur ke qenë, dhe se sa vend special ke siguruar në shpirtin tim”.
Duket qartë dhimbja që ndiejnë të dy për njëri-tjetrin, edhe pse ishin duke u divorcuar bashkë për herë të dytë. Dashuria e tyre ngjan me një dashuri në dukje platonike, ku palët edhe pse duhen, nuk qëndrojnë bashkë për arsye të tjera të jashtme. Ama nuk ishte e tillë, pasi ishin të dy ata që vendosnin si për martesat dhe divorcet e tyre, edhe pse është e dukshme që ndjenin dashuri për njëri-tjetrin, sido që rrodhi jeta e tyre.