Është një e vërtetë e zymtë që kjo periudhë është e mira për biznesin e funeraleve, kur në anën tjetër një periudhë e errët për njerëzit.
Një fabrikë që i përket prodhuesit më të madh të arkivoleve të Evropës, OGF, në Francën lindore, punëtorët po bëjnë orar shtesë për të përmbushur kërkesat e familjeve që ndahen me të dashurit e tyre.
“Për shkak të pandemisë, ne vendosëm të prodhojmë vetëm katër modele arkivolesh që janë më të kërkuarit ” krahasuar me 15 llojet që ofrohen zakonisht, tha drejtori i fabrikës Emmanuel Garret.
Ndryshimi “na lejoi të zgjedhim prodhimin”, shtoi ai.
Prodhimi është rritur në 410 arkivole në ditë, krahasuar me 370 që prodhoheshin normalisht, shkruan The Guardian.
Punëtorët po punojnë gati një orë shtesë në ditë.
“Punëtorët janë paralajmëruar dhe janë të gatshëm të punojnë edhe të shtunën,” tha Didier Pidancet, i cili kryeson ekipin që zgjedh drurin për arkivolet, transmeton AFP.
Franca ka qenë një nga vendet më të goditura nga koronavirusi.
“Ne jemi krenarë që marrim pjesë në këtë përpjekje kombëtare, ne po bëjmë çmos që viktimat të mund të kenë veshjen e fundit, siç themi ne,” shtoi Pidancet.