Enciklopedike

E vërteta për simbolin e kryqit të përmbysur

Gjatë viteve, grupet e death metalit, filmat e horrorit dhe kultur Goth, na kanë mësuar se asnjë simbol nuk e përfaqëson errësirën dhe të keqen, më mirë sesa kryqi i përmbysur. Një kryq i thjeshtë i kthyer me kokë poshtë, kjo emblemë zakonisht përdoret nga të gjithë ata që përpiqen të fyejnë fenë tradicionale. Në një farë mënyre, ka kuptim – një simbol fetar “i përmbysur” është i barabartë me “anti-fenë”, apo jo?

Ndoshta për disa, por jo për të gjithë të krishterët. Sipas mësimeve të krishtere, kur u kryqëzua Shën Pjetri, ai kërkoi një kryq me kokë poshtë. Në thelb, kjo ishte një shenjë e përulësisë së tij, sepse ai ndjeu se nuk ishte aq i shenjtë, sa të vdiste në të njëjtën mënyrë si Jezusi.

Duke e parë në këtë këndvështrim, shumë nëngrupe të krishtera jo vetëm që e shohin kryqin e përmbysur si një simbol të shenjtë, por edhe më kuptimplotë sesa versioni “i duhur”. Papa vetë ka një kryq gjigant të përmbysur, të gdhendur në pjesën e prapme të fronit të tij. E gjithë kjo të bën t’i marrësh më pak seriozisht gjithë ata grupe të death metal, apo jo? / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button