“Dituria rritet në mënyrë eksponenciale. Sa më shumë që dimë, është më e madhe aftësia jonë për të mësuar dhe më shpejtë zgjerojmë bazën e diturisë sonë”. – Dan Brown
“Dituria është si paraja: për të pasur vlerë duhet qarkulluar, dhe në qarkullim mund të rritet në sasi dhe, me shpresë, edhe në cilësi”. – Louis L’Amour
“E vetmja e mirë është dituria, dhe e vetmja e keqe është injoranca”. – Herodoti
“Dituria ngadalë ngre atë që injoranca brenda një ore e rrënon”. – George Eliot
“Të dish, është të kuptosh se s’di asgjë. Kjo është domethënia e diturisë së vërtetë”. – Sokrati
“Ata që dinë, veprojnë. Ata që kuptojnë, i mësojnë të tjerët”. – Aristoteli
“Ne nuk përqendrohemi aq shumë në shkolla në diturinë edukative që kërkon të menduar dhe aplikim, sa bëjmë në përvetësimin e fakteve”. – William Glasser
“Faza e parë e diturisë është heshtja, faza e dytë dëgjimi, faza e tretë mësimi, faza e katërt veprimi me të dhe faza e pestë shpërndarja e saj”. – Anonim
“Për sytë e bukur, shih të mirën në të tjerët; për buzët e bukura, fol vetëm fjalë mirësie; dhe për drejtësi, ec me diturinë sepse nuk je asnjëherë vetëm”. – Audrey Hepburn
“Dallimi mes njeriut të suksesshëm dhe të tjerëve nuk është mungesa e fuqisë, as mungesa e diturisë, por mungesë e vullnetit”. – Vince Lombardi
“Mund ta mësosh emrin e një zogu në të gjitha gjuhët e botës, por pasi të kesh mbaruar, nuk do të dish absolutisht asgjë mbi atë zog… Pra, le të vrojtojmë zogun dhe të shohim çfarë po bën. Kjo është çfarë merret parasysh. E kam mësuar shumë herët dallimin mes të diturit të emrit të diçkaje dhe njohjen e vërtetë të diçkaje. Kjo gjë e bën diferencën më të madhe”. – Richard Feynman
/ Një Mendje e Bukur