Motivuese

E vlerësuar si një nga letrat më të bukura të dashurisë. Çfarë shkruante Johnny Cash për June Carter?

Johnny Cash u martua me June Carter në vitin 1968 dhe kanë kaluar së bashku më shumë se 35 vite jete. Në ditëlindjen e 65-të të June, Johnny i shkruan një nga letrat e vlerësuara si më e bukura nga letrat e dashurisë prej kompanisë së sigurimeve “Beagle Street”. Ja çfarë i shkruan ai:

“Gëzuar ditëlindjen, princeshë!
Jemi duke shkuar drejt pleqërisë dhe po e bëjmë këtë rrugëtim së bashku. Nuk mendojmë në të njëjtën mënyrë. Lexojmë mendimet e njëri-tjetrit. E kuptojmë atë që tjetri do të thotë edhe pa pyetur. Ndonjëherë e zemërojmë nga pak njëri-tjetrin. Ndërsa herë të tjera e marrim çdo gjë të mirëqenë.

Por herë pas here, ashtu si edhe sot, mendoj për të gjitha këto dhe kuptoj se sa me fat jam që ndaj jetën time me gruan më të mrekullueshme që kam takuar. Je ende tërheqëse dhe më frymëzon. Ti më jep kaq shumë kurajo. Je objekti i dëshirave të mia, arsyeja e parë e ekzistencës sime në tokë.

Të dua shumë!
Gëzuar ditëlindjen, princëshë!
John”.

Ndërkohë, 9 vjet më vonë, kur June ishte 73 vjeçe, ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale. Dy muaj pas ndarjes së saj nga jeta, Johnny i shkruan:

“11 korrik 2003,
Mesditë.
Ende e dua June Carter. Po, e dua. E dua June Carter dhe ajo më do mua. Por tani ajo është një engjëll, ndërsa unë jo”.

Në të dyja letrat, duket qartë se sa shumë e donte këngëtari amerikan Johnny Cash, këngëtaren dhe aktoren e njohur June Carter. Ajo ndërroi jetë në mars 2003, kurse Johnny Cash në shtator të vitit 2003. Kudo në internet flitet për dashurinë e tyre të madhe. Kuptoheshin pa folur, sikurse edhe këngëtari e shpreh në letrën e tij. Është një nga ato dashuritë e përjetshme, të cilën dëshirojnë ta përjetojnë të gjithë në jetën e tyre…

Back to top button