Analiza

Ebola, terrori i dobishëm

Bruno Canard
Le Monde


EbolaEbola mbetet ende në ditët e sotme virusi i propagandës par excellence. Kur kanë kaluar  pothuaj 40 vjet nga zbulimi i tij në vitin 1976, vit në të cilin për herë të parë u përdor nga filozofi francez Mishel Fukot termi “biopouvoir”. Në vitin 2014, Ebola ndofta po hyn në mënyrë të qëndrueshme në koleksionin e terrorit të dobishëm

Vënia në karantinë e të sëmurëve dhe e personave në kontakt të drejtpërdrejtë me ta, informimi i popullsisë dhe përdorimi vetëm njëherë  i shiringave po përpiqen të mposhtin shpërthimin e krizës së ethes së Ebolës
«Ebola: epidemia po përhapet» lexohet çdo ditë në shtypin e ditës me tituj lemeritës. Ebola, siç dihet është më pak ngjitëse. Shumë më pak, se sa virusi i gripit, që shkakton vdekjen e mijëra personave çdo vit kudo në botë. Por nga kjo sëmundje rrjedhin forma të tjera epidemie, të gjitha të dëmshme për organizmin e njeriut.
Ebola së pari është një epidemi shqetësimi dhe frike e fqinjit, i cili sapo teshtin duhet konsideruar si një bombë biologjike e fuqishme.
Së dyti, ajo është një epidemi kontrolli, ashtu si për gripin H5N1, apo koronaviruset SARS dhe MERS. Kontrolle në kufijtë e aeroporteve, porteve dhe në pikat doganore dhe së shpejti, mbikqyrje e rreptë për çdo dyshim të shfaqjes së etheve.
Frika është në shërbim të kontrollit. Por frika shkakton panikun, i cili nuk monitorohet me lehtësi. Në Guine “sapo dëgjohet Ebola, njerëzit marrin arratinë” lexojmë në shtypin e ditës. Medoemos, në një kontekst të tillë, informacioni përcillet keq, shprehet shkencëtari Herve Raul. “Konceptimi i një mjekimi është prioritet”. Një prioritet për cilët? Për njerëzit që largohen duke vrapuar?
Së treti Ebola është një epidemi “e uruar” për financimin e kërkimit shkencor. Në qoftëse nevojitet të kemi sukses në mjekimin e sëmundjes, unë, shprehet shkencëtari Herve Raul, do ta përmblidhja në një frazë “duhet të rritet financimi për kërkimet shkencore”. Pra a jemi në një fazë që duhet të shpëtojmë kërkimin shkencor? Por a jemi ne dakort se çfarë duhet të shpëtojmë?
Në këtë kontekst Doktoresha Bernadet Murgue, Drejtoreshë në Institutin Kombëtar të Shëndetit dhe Kërkimit Mjekësor (Inserm), thekson se e vërteta është se “ekzistojnë shumë publikime shkencore që trajtojnë aspektet  terapeutike apo vaksinale mbi ethen Ebola”.
Aktualisht në bazën e të dhënave të PubMed numrohen 279 325 publikime shkencore  për”virusin e AIDS” dhe më tepër se 34 000 referenca për virusin e Hepatitit C.
Në një kërkim të bërë kohët e fundit për të evidentuar punimet shkencore të bërë në Francë për Ebolan, rezultojnë 37 artikuj, por asnjë punim shkencor për mjekimin potencial të kësaj sëmundje. Në faqen e internetit të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor të Francës (CNRS), janë të regjistruara vetëm 4 projekte për Ebolën, kundrejt 10.000 projekteve të financuara për sëmundje të tjera.
Shqetësim, kërkim shkencor dhe mundësi tregtare
Së katërti a është kjo epidemi e një mundësie biznesi?
Në këtë kontekst, interesante do të ishte pra interesante të klasifikohen viruset sipas shkallës së tyre të dobisë për tregun, propagandën dhe ruajtjen e rendit. Për shembull, virusi i tërbimit (i cili shkakton rreth 50 000 të vdekur në vit, shumica dërmuese fëmijë) është krejtësisht i padobishëm. Megjithatë një medikament që kalon pengesën hemato-encefalike, që jepet  qysh në shenjat e para, do të shpëtonte jetën e njerëzve. Virusi i gripit është shumë i dobishëm. Qëllimi i sigurt i medikamenteve kundra gripit në kërkim e sipër, është të ndihmojë që mungesa e tyre të mos të mos rëndojë mbi ekonominë.
Madje sot, tregu dikton  formulimet e tenderave të  kërkimit shkencor publik. Një virus që nuk gjeneron treg sinjifikativ, nuk përfillet e lihet pas dore. Tregu shfaqet kur virusi del jashtë vendit, ku Perëndimi do të dëshironte që ai të mbeste. Dhe atëhere shpërthen menjëherë lufta e patentave dhe kiteve diagnostikuese. Ky është rasti për sëmundjen e Ebolës, e cila sapo po përgatit terrenin e saj tregtar. Mjekët patologë fërkojnë duart.
Ebola mbetet ende në ditët e sotme virusi i propagandës par excellence. Kur kanë kaluar  pothuaj 40 vjet nga zbulimi i tij në vitin 1976, vit në të cilin për herë të parë u përdor nga filozofi francez Mishel Fukot termi “biopouvoir”. Në vitin 2014, Ebola ndofta po hyn në mënyrë të qëndrueshme në koleksionin e terrorit të dobishëm.
Pergatiti (S.METANI): BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button